Aktualitet

Operacioni i SPAK dhe anti-mafias, Ambasada e SHBA: Urime, vazhdoni punën e mirë!

30 Qershor 2020, 12:44 Nga DOSJA
Operacioni i SPAK dhe anti-mafias, Ambasada e SHBA: Urime, vazhdoni punën e

TIRANË-Ambasada Amerikane në Tiranë ka përshëndetur operacionin e SPAK dhe anti-mafias italiane, që u finalizua me sekuestrimin e 3.5 tonëve marijuanë, 4 milionë euro pasuri dhe 37 të arrestuar. Në një reagim në Twitter, Ambasada thotë se SPAK duhet të vazhdojë punën e mirë në emër të popullit shqiptar.

Urime SPAK-ut për akuzat dhe përfshirjen në çështjen italiane anti-mafia për lëndët narkotike dhe krimin e organizuar. Vazhdoni punën e mirë & të jepni rezultate në emër të popullit shqiptar: bit.ly/31u2ë93|, -shkruan ambasada në rrjetet sociale. 

SPAK, Policia e Shtetit, Anti-mafia italiane me ndërhyrjen e Eurojust kanë finalizuar sot një operacion të gjerë kundër trafikut të drogës. Në pranga kanë rënë 37 persona, mes tyre edhe disa shqiptarë në vendin tonë.

Ata akuzohen për trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë, kryesisht nga jugu i vendit. Trafikantët kanë përfshirë në rrjetin e tyre edhe zyrtarë shtetërorë, për të cilët siç tha kreu i SPAK po vijojnë hetimet. Hetimi nisi në vitin 2017 dhe u përfundua me kapjen e një skafi ku po transportoheshin 3.5 ton drogë dhe sekuestruar 4 milionë euro pasuri. Dy krerët e grupit dyshohet se janë Robert Muftari dhe Elton Hamza.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada amerikane operacioni i spak ambasada amerikane operacioni i spak

Sondazh

Poll