Aktualitet

Sekuestrimi i 40 mijë paundëve brenda “Porches” në Elbasan, policia jep detajet

30 Qershor 2020, 13:48 Nga DOSJA
Sekuestrimi i 40 mijë paundëve brenda “Porches” në

ELBASAN-Policia sekuestroi mbremjen e djeshme 40 mijë paund brenda një mjeti tip “Porsche” në zonën e Bradasheshit në Elbasan. Mjeti ku u gjetën paratë, drejtohej nga një 35-vjeçar me iniciale A.S.

Ky i fundit nuk i paraqiti asnjë dokument policëve, për të vërtetuar burimin e parave. Më pas ai u shoqërua në komisariat dhe pas veprimeve hetimore, u procedua penalisht.

Njoftimi i policisë

Kontrolle të befasishme për kapjen e personave të shpallur në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të trafikojnë lëndë narkotike, si dhe për goditjen e informalitetit. Qarkullonte me automjet duke mbajtur me vete një sasi të madhe në paund, procedohet penalisht poseduesi i tyre, për mosdeklarim në kufi dhe fshehje të të ardhurave. mSekuestrohen 40 mijë paund. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me ato të Policisë Rrugore, në vendin e quajtur Bradashesh, në kuadër të zbatimit të detyrave të përcaktuara në planin e masave “Për kontrollin e territorit dhe personave me precedent kriminal që mbajnë armë pa leje” kanë ushtruar kontroll të befasishëm në një automjet, drejtuesi i të cilit dyshohej se mund të merrej me veprimtari të kundërligjshme. Si rezultat i kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Porsche”, me drejtues shtetasin A. S., 35 vjeç, banues në fshatin Vodice, Berat, shërbimet e Policisë gjetën në brendësi të mjetit dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 40 mijë paund, për të cilat ky shtetas nuk dispononte asnjë dokument për burimin e tyre. Shtetasi A. S. është shoqëruar në ambientet e DVP Elbasan dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan është proceduar penalisht. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan sekuestrohen 40 mije paund ne elbasan elbasan sekuestrohen 40 mije paund ne elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Qershor 2020, 13:36

TIRANW-Antidroga italiane në bashkëpunim me autoritetet shqiptare finalizuan ditën e sotme një operacion i cili çoi në arrestimin e 37 personave. Kreu i ...