Aktualitet

I pari mjek që humb betejën me Covid-19, ndërron jetë mjeku Arjan Pushi, kolegët s’i kursejnë ngushëllimet: Na fal që

30 Qershor 2020, 12:32 Nga DOSJA
I pari mjek që humb betejën me Covid-19, ndërron jetë mjeku

TIRANË– Mjeku Arjan Pushi, hematolog, ka ndërruar jetë ditën e sotme në spitalin e Infektivit, një ditë pasi u intubua.  Me anë të një njoftimit zyrtar, Ministria e Shëndetësisë ka konfimuar faktin që mjeku Pushi ka ndërruar jetë sot, edhe pse një ditë më parë, të njëjtin lajm dha kolegu i të ndjerit, Bernard Progni.

Megjithatë lajmi ditën e djeshme u mohua nga vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu mohoi lajmin. Në njoftimin e sotëm, Ministria shkruan se Pushi ka patur një karrierë të spikatur në fushën e hematologjisë dhe ka përgatitur shumë breza studentësh të Mjekësisë, duke e mbyllur me ngushëllime për familjarët e të ndjerit. 

Po ashtu, mjaft kolegë të tij, por edhe politikanë, shprehën ngushëllime për ndarjen nga jeta të Pushit. Mjeku Tritan Kalo e quajti Pushin një hero të shëndetësisë. Ndërsa mjekja hematologe, Adela Perolla, nuk i mbajti dot lotët teksa jepte një intervistë me kujtimet e saj për doktorin e njohur.

Ndërsa shefi i pavionit të hematologjisë Arben Ivanaj ka dhënë më shumë detaje lidhur me infektimin dhe rëndimin e gjendjes shëndetësore të mjekut.  Ivanaj trgoi se mjeku kishte 15 ditë i shtruar tek Infektivi dhe se prej 48 orësh ishte i intubuar. 

Prekës ka qënë edhe reagimi i mjekut Renato Osmenaj, i njohur për publikun si “Xhaxhi doktori”, i cili i ka kërkuar falje kolegut që nuk arritën ta mbanin dot në jetë. 

(k.m/f.m/g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arjan pushi vdes arjan pushi arjan pushi vdes arjan pushi

Sondazh

Poll