Aktualitet

Zbulohen dy EMRAT, kush janë dy krerët e grupit nga Vlora që drejtuan trafikun e drogës drejt Italisë 

30 Qershor 2020, 12:49 Nga DOSJA
Zbulohen dy EMRAT, kush janë dy krerët e grupit nga Vlora që

TIRANE- Dosja.al zbardh emrat e dy anëtarëve kryesorë që drejtonin grupin e trafikut të drogës nga jugu i Shqipërisë drejt Italisë. Ata janë Robert Myftari dhe Elton Hamza. Këta dy persona, në bashkëpunim me të tjerë, tashmë shumica të arrestuar, prej vitit 2015 krijuan një grup kriminal, për trafikim të lëndëve narkotike në rrugë detare, nga Vlora në drejtim të Barit.

SPAK, Policia e Shtetit, Anti-mafia italiane me ndërhyrjen e Eurojust kanë finalizuar sot një operacion të gjerë kundër trafikut të drogës. Në pranga kanë rënë 37 persona, mes tyre edhe disa shqiptarë në vendin tonë.

Ata akuzohen për trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë, kryesisht nga jugu i vendit. Trafikantët kanë përfshirë në rrjetin e tyre edhe zyrtarë shtetërorë, për të cilët siç tha kreu i SPAK po vijojnë hetimet. Hetimi nisi në vitin 2017 dhe u përfundua me kapjen e një skafi ku po transportoheshin 3.5 ton drogë dhe sekuestruar 4 milionë euro pasuri.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elton hamza operacioni i spak robert muftari elton hamza operacioni i spak robert muftari

Sondazh

Poll