Aktualitet

Publikohet LISTA e vendeve që do u lejohet hapja e kufijve me 1 korrik, BE përjashton Shqipërinë, vendimi rishikohet pas dy

30 Qershor 2020, 14:17 Nga DOSJA
Publikohet LISTA e vendeve që do u lejohet hapja e kufijve me 1 korrik, BE

EUROPË- Bashkimi Europian bërë zyrtare listën me vendet që do t’u lejohet hapja e kufijve nga 1 korriku. Mësohet se këtë listë nuk bën pjesë Shqipëria.

Lista do të rishikohet edhe njëherë pas dy javësh, pra më 15 korrik dhe të vetmet vende, të cilave do t’u hapen kufijtë nga Ballkani, janë Serbia dhe Mali i Zi. 

Sipas vendimit për vendet që nuk janë pjesë e listës përjashtohen: 

-Qytetarët e BE-së dhe anëtarët e familjeve të tyre
-Banorët afatgjatë të BE-së dhe anëtarët e familjeve
-Udhëtarët me një funksion thelbësor ose nevojë thelbësore

Po ashtu në bazë të listës së publikuar mësohet se BE ka marrë këtë vendim bazuar në numri i rasteve të reja COVID-19 gjatë 14 ditëve të fundit për 100 000 banorë dhe rastet e reja gjatë 14 ditëve të fundit.

Gjiashtu në konsiderate janë marrë edhe faktorë si: menaxhimi i situatës së Covid-19, testimet, gjurmimi i kontakteve, trajtimi dhe besueshmëria e informacionit. Për të gjitha këto kriterë, është marrë parasysh informacioni i ofruar nga delegacionet e BE.

Lexo KËTU listën e plotë 

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet be shqiperia be shqiperia

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Qershor 2020, 13:36

TIRANW-Antidroga italiane në bashkëpunim me autoritetet shqiptare finalizuan ditën e sotme një operacion i cili çoi në arrestimin e 37 personave. Kreu i ...