Aktualitet

Natasha Mulajt i mbaron afati, KPA zgjedh Albana Shtyllën si kryetare të re

30 Qershor 2020, 12:22 Nga DOSJA
Natasha Mulajt i mbaron afati, KPA zgjedh Albana Shtyllën si kryetare

TIRANË– Kolegji i Posaçëm i Apelimit është mbledhur sot për të zgjedhur kryetarin e ri për periudhën 26.07.2020 – 26.07.2023, pasi mandati i Natasha Mulajt është drejt fundit.

Në njoftim zyrtar të publikuar në faqen zyrtare, KPA bën me dije se pas votimit të fshehtë është vendosur që kryetarja e re të jetë Albana Shtylla. 

Shtylla do të fillojë ushtrimin e detyrës së kryetares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, më datë 26.07.2020, kur mbaron mandatin kryetarja në detyrë, znj. Natasha Mulaj.

Njoftimi i plotë 

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, sot, më datë 30.06.2020, ora 11:00, u zhvillua seanca për zgjedhjen e kryetarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, për periudhën 26.07.2020 – 26.07.2023. Pas votimit të fshehtë që u zhvillua në prani të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, rezultoi e zgjedhur me 7 (shtatë) vota pro, kandidatja Albana Shtylla. Ky rezultat u miratua me vendimin e Mbledhjes së Gjyqtarëve nr. 12, datë 30.06.2020. Zonja Albana Shtylla do të fillojë ushtrimin e detyrës së kryetares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, më datë 26.07.2020, kur mbaron mandatin kryetarja në detyrë, znj. Natasha Mulaj.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albana shtylla drejtoresha e re e kpa-se natasha mulaj albana shtylla drejtoresha e re e kpa-se natasha mulaj

Sondazh

Poll