Bota

Në Britaninë e Madhe operacionet për zemrën dhe stomakun shtyhen deri në 2 vjet, shkak pandemia

30 Qershor 2020, 13:25 Nga DOSJA
Në Britaninë e Madhe operacionet për zemrën dhe stomakun

BRITANI E MADHE-Koronavirusi ka ndryshuar pothuajse të gjithë rrjedhën e jetës për mijëra njerëz nëpër botë. Kështu si shkak i nivelit të lartë të rasteve me koronavirus dhe numrit të viktimave nga Covid-19, Ministria e Shëndetësisë në Britaninë e Madhe ka njoftuar vendimin se shtetasit britanik do ju duhet të presin deri në dy vjet për trajtimet mjekësore të planifikuara për muaj më parë.

Pothuajse gjysma e specialistëve të zemrës, stomakut dhe organeve të tjera do të punojnë në nivele të reduktuara për 12 muajt që vijnë, sipas ‘Royal College of Physicians’.
Operacionet jo-emergjente janë pezulluar të paktën deri në 3 muajt e ardhshëm, ndërkohë që tashmë po fillojnë të riplanifikohen.

Në një kohë që Britania ka shënuar mbi 40 mijë viktima dhe numri i personave të infektuar është teje i lartë, mjekët po kryejnë më pak procedura për shkak të kohës që duhet për sterilizimin e pajisjeve.

Gjithashtu edhe numri i pacientëve që lejohen në dhoma pritje është reduktuar ndjeshëm. Së fundmi në njoftim bëhet me dije se një numër i madh operacionesh mund të shtyhen deri në 2 vjet.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në britaninë e madhe operacionet për zemrën dhe stomakun koronavirusi në britaninë e madhe operacionet për zemrën dhe stomakun

Sondazh

Poll