Bota

Ish-polici 74-vjeçar në Kaliforni pranon 26 akuzat e rënda: Unë bëra gjithçka, tani duhet ta paguaj çmimin! (13 vrasje dh

30 Qershor 2020, 10:18 Nga DOSJA
Ish-polici 74-vjeçar në Kaliforni pranon 26 akuzat e rënda:

KALIFORNI– Joseph DeAngelo, vrasësi serial 74-vjeçar në SHBA i ashtuquajturi  “Vrasësi i Kalifornisë”, ka pranuar publikisht se ka kryer 13 ekzekutime, në një marrëveshje me prokurorët, në mënyrë që t’i shpëtojë dënimit me vdekje.

“Unë bëra gjithçka. Nuk kam forcë më. Ishte gjithçka në kokën time, dua të them krimi  është një pjesë e imja. Nuk doja t’i bëja ato gjëra. I bëra të gjitha ato gjëra. Unë shkatërrova jetën e gjithë atyre njerëzve.  Kështu që tani duhet ta paguaj çmimin.”- është shprehur DeAngelo, i cili ishte vetëm në dhomën ku është marrë në pyetje nga policia pas arrestimit të tij në 2018.

Kujtojmë se DeAngelo ka qenë polic në Kaliforni gjatë kohës kur edhe ka kryer këto krime në vitet 1970-1980, por ai është vënë nën pranga vetëm në dy vjet më parë në 2018 pas zbulimit të ADN-së së tij në një faqe interneti gjenealogjie, kanë shkruar mediat e huaja.

Seanca gjyqësore në Sacramento është  zhvilluar në një sallë të madhe brenda një universiteti, në mënyrë që të merrnin pjesë familjarët e viktimave pavarësisht pandemisë. Në total në gjyqin e “Vrasësit të  Kalifornisë”, kanë marrë pjesë 150 persona.

Ndër të tjera gjatë gjyqit 74-vjeçari ka pranuar edhe disa përdhunime, grabitje dhe krime të tjera.  74-vjeçari tashmë pritet të dënohet me burgim të përjetshëm në seancën e dytë, ku do të dëgjohen edhe dëshmitë e viktimave. Dënimi i tij është kulminimi i hetimit që datonte prej vitit 1970-të.

Burimi: Usatoday

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota joseph deangelo vrasësi i kalifornisë joseph deangelo vrasësi i kalifornisë

Sondazh

Poll