Bota

Shtohen rastet e reja me Covid-19/ Izolohet sërish qyteti në Britaninë e Madhe, nga e enjtja mbyllen edhe shkollat

30 Qershor 2020, 12:05 Nga DOSJA
Shtohen rastet e reja me Covid-19/ Izolohet sërish qyteti në

BRITANI – Britania e Madhe një prej vendeve ku virusi ka vrarë dhe infektuar më së shumti njerëz gjatë 3 muajve, duket se ende nuk ka gjetur qetësi.

Së fundmi mediat vendase kanë bërë me dije se Britania ka vendosur sërish  një bllokim të rreptë të qytetit anglez, Leicester si shkak i shpërthimit të fortë të rasteve të reja me Covid-19  në këtë.  Ky bllokim  vjen në një  kohë kur kryeministri Boris Johnson u përpoq  të rikthejë Britaninë e Madhe sërish në  normalitet.

Deri më tani Britania është një nga zonat më të goditura në botë, me më shumë se 54,000 viktima nga Covid-19, megjithëse infeksionet janë ulur javët e fundit, prandaj dhe kryeministri Johnson po lehtëson kufizimet në mbarë vendin për të rimëkëmbur ekonominë.

Por Leicester në Midlands është izoluar sepse shkalla e infeksionit 7-ditor ishte 135 raste në 100,000 njerëz, tre herë më e lartë se në një qytet tjetër me nivel të lartë. Leicester ka regjistruar 10% të të gjitha rasteve pozitive në Angli gjatë javës së kaluar, tha qeveria.

Dyqanet jo shumë të nevojshme do të mbyllen nga dita e sotme, por dhe shkollat do të mbyllen po ashtu nga e enjtja për shkak të rritjes së rasteve të koronavirusit. Për këtë arsye ai u ka bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë të munden, ndërsa masat lokale do të jenë në fuqi të paktën për dy javë.

“Në testimin që kemi bërë në Leicester … kemi parë një numër rastesh pozitive nën moshën 18 vjeç dhe kjo është arsyeja pse e morëm vendimin për mbylljen e  shkollave në Leicester.”-tha Hancock.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota

Sondazh

Poll