Bota

Demonstrata anti-raciste/ Pas të shtënave me armë vdes një 16-vjeçar, plagoset edhe një adoleshent tjetër

30 Qershor 2020, 12:24 Nga DOSJA

SHBA-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Seattle të SHBA-së ku  një djalë 16-vjeçar ka mbetur i vrarë, ndërsa një 14-vjeçar tjetër është shtruar në kujdesin intensiv pas disa të shtënave në një zonë fare pranë Kongresit ku janë mbajtur protesta  anti-raciste për vdekjen e George Floyd, 46-vjeçarin afrikano-amerikan i cili u vra nga një polic i bardhë më 25 maj.

Prej disa ditësh në këtë zonë ku janë mbajtur protesta të dhunshme, janë shënuar disa incidente me armë.

Ndërkohë mediat e huaja shkruajnë se nga Qendra Mjekësore Harborvie është bërë me dije se njëri nga djemtë mbërriti në orën 03:15 të mëngjesit, me një automjet privat, ndërsa tjetri u soll nga forcat e zjarrfikësve në orën 03.30.

Burimi: NyPost

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota protesta ne shba per floyd vdes 16-vjeçari ne seattle protesta ne shba per floyd vdes 16-vjeçari ne seattle

Sondazh

Poll