Bota

“Nga lëvdatat për Putin, tek fyerjet për Merkel”, Në prag zgjedhjesh CNN zbluon sekretet tronditëse nga bisedat telefon

30 Qershor 2020, 11:02 Nga DOSJA
“Nga lëvdatat për Putin, tek fyerjet për Merkel”,

SHBA– Ditën e sotme në CNN, gazetari i njohur amerikan Carl Bernstein, ka botuar një artikull në të cilin bëhen publike sekrete të shumta të Presidentit amerikan Donald Trump.
Nga qindra biseda telefonike që Trump ka bërë me liderët ndërkombëtar, gazetari ka arritur të sigurojë disa prej transkripteve të bisedave që Donald Trump ka zhvilluar me liderët më të fuqishëm të botës.

Mes liderëve që Trump ka biseduar përmes telefonit, janë: Presidenti rus Vladimir Putin, Kancelarja gjermane Angela Merkel, Ish-kryeministrja britanike Theresa May, gjithashtu janë dëgjuar edhe biseda me vajzën e tij Ivanka, teksa kanë diskutuar për bashkëshortin e saj dhe rolin e tij në qeverinë amerikane.

Gjatë bisedave në artikullin e CNN thuhet se Trump ka vlerësuar maksimalisht ndryshe nga gjithë liderët e tjerë, Presidentin e Rusisë Vladimir Putin, në mënyrë  që të merrte me çdo kusht miratimin e këtij të fundit.

Burimet e CNN thanë që në bisedën mes Putinit dhe Trump ka dalë në pah dëshira e Presidentit amerikan për t’i dhënë fund pranisë ushtarake amerikane në Afganistan, por ata nuk përmendën diskutime pretendimet e Talibanëve.

Gjithashtu gjatë bisedës, në momentin kur një prej këshilltareve i kujton se kush është Putin, një ish-spiun i regjur i KGB-së së famshme, Trump e injoron duke dëgjuar më shumë këshillat e vajzës dhe bashkëshortit të saj.

Përveç bisedës telefonike me Putin, mjaftë “tronditëse” janë edhe bisedat që Trump ka zhvilluar me Kancelaren Merkel. Sipas CNN raportohet se në një nga bisedat Trump e ka quajtuar Merkelin budallaqe, veprim jo hijshëm ky nga Presidenti i SHBA që ka çuar në rritjen e tensioneve dhe praktikisht prishjen e marrëdhënieve SHBA- Gjermani.

“Disa nga gjërat që ai i tha Angela Merkel janë thjesht të pabesueshme: ai e quajti atë” budallaçkë “dhe e akuzoi atë se ishte në xhepin e rusëve,”– ka deklaruar burimi i CNN.

E ndërkohë në bisedën me ish-kryeministren britanike Theresa May, Trump e ka cilësuar si një politikane shumë të dobët, gjatë njërës prej telefonatave që ka zhvilluar me të, ku iu është mburrur për pasurinë e tij, Kim Jong-ut të Koresë së Veriut dhe Mohamed bin Salman të Arabisë Saudite.

Gjithashtu Trump ka pasur kontakte të shpeshta dhe të ngushta edhe me Presidention e Turqisë Erdogan, por punonjësit e Shtëpisë së Bardhe u alarmuan pasi agjentët turq të sigurisë në Uashington po ndiqnin lëvizjet e Trump në mënyrë që Erdogan të dinte se kur të telefononte.

E në bisedat me Trump, Erdogan shfrytëzoi mungesën e njohurive të Presidentit Trump për Lindjen e Mesme dhe e përdori atë, por një prej momenteve kur Trump është acaruar me Erdogan, shkak është bërë arrestimi i një pastori amerikan në Turqi, por që u lirua më vonë.

Ndër të tjera në artikullin e CNN, raportohet se Trump dëgjon vetëm vajzën e tij dhe merr më shumë këshillat e sugjerimet e saj, por përveç Ivankës edhe burri i kësaj të fundit është një ndër personat që Trump i pranon sugjerimet.

Kujtojmë se publikimi i këtij raporti tronditës në prag të zgjedhjeve për president është një goditje e rëndë për Presidentin Trump. Ky raport vjen pas librit të ish-këshilltarit të tij të Sigurisë, John Bolton, që para disa ditësh shkaktoi shumë polemika në SHBA.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump donald trump

Sondazh

Poll