Bota

Remdesivir/ Ilaçi i parë i aprovuar për trajtimin e Covid-19, nga 1 korriku do të kushtojë mbi 3 mijë dollarë

30 Qershor 2020, 11:25 Nga DOSJA
Remdesivir/ Ilaçi i parë i aprovuar për trajtimin e Covid-19,

SHBA-Në një kohë që  në mbarë botën janë infektuar mbi 10 milionë njerëz nga koronavirusi dhe kanë vdekur mbi 500 mijë të tjerë ende nuk është prodhuar një vaksinë kundër  Covid-19. Megjithatë mediat e huaja kanë shkruar se trajtimi me ilaçin “Remdesivir” kundër koronavirusit do të kushtojë përafërsisht 3,120 dollarë për të gjithë ato pacientë që janë me sigurim vullnetar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky ilaç i prodhuar nga kompania farmaceutike Gilead-it është aktualisht ilaçi i parë që është aprovuar për t’u përdorur për shërimin e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara nga FDA (Administrata e Ushqimit dhe Barnave), në datën 26 qershor.

Deri më sot kompania prodhuese e ka shpërndarë falas ilaçin, por nga dita e nesërme, data 1 korrik, Remdesivir do të shitet mbi 3.000 dollarë.

Ndërkohë Agjencia Evropiane e Barnave, EMA e ka miratuar atë për trajtimin e pacientëve të prekur nga infeksioni i Covid-19, për fëmijët mbi 12 vjeç dhe për të rriturit e infektuar që kanë probleme dhe shumë vështirësi në frymëmarrje ose  ata që kanë nevojë për respiratorë.

Tashmë kur kanë kaluar më shumë se 6 muaj nga përhapja e Covid-19 në Kinë, numërohen mbi 30 ilaçe dhe vaksina që po testohen në të gjithë botën kundër virusit. Kujtojmë se në maj të këtij vitit SHBA autorizoi përdorimin e këtij antivirali, ilaç i cili ka ndihmuar edhe në kurimin e Ebola-s.

Burimi: WSJ

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote remdesivir koronavirusi ne bote remdesivir

Sondazh

Poll