Bota

Akuza ndaj Presidentit të Filipineve/ Del raporti: Më shumë se 122 fëmijë të vrarë gjatë luftës kundër drogës

30 Qershor 2020, 09:59 Nga DOSJA
Akuza ndaj Presidentit të Filipineve/ Del raporti: Më shumë se

GJENEVË--Të paktën 122 fëmijë përkatësisht rreth moshës 1 deri në 17 vjeç janë vrarë nga policia gjatë luftës kundër drogës të vitit 2016 e nisur nga Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte deri në dhjetor të  2019, tha një OJQ me bazë në Gjenevë.

Megjithatë OJQ-të kanë frikë se shifra e vërtetë është shumë herë më e lartë sesa është raportuar, ndërsa Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut po vlerëson situatën në Filipine.

“Eshtë maja e ajsbergut dhe mund të ketë shumë më tepër. Këto janë ekzekutime të drejtpërdrejta të fëmijëve. – deklaroi Gerald Staberock, sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore kundër Torturës (OMCT) gjatë një konference për shtyp.

Ndërkohë Duterte ka nisur një fushatë kundër trafikut të drogës, që inkurajon policinë që të vrasë trafikantët e drogës.

Raporti OMCT ka zbuluar 122 vrasje të fëmijëve mes korrikut  të 2016 dhe dhjetorit 2019 në vendin aziatik.

Në bazë të hetimeve të kryera nga OMCT, pothuajse 40 % e fëmijëve u ekzekutuan nga policia, por më shumë se 60 %  u vranë nga persona të panjohur, në shumiicën e rasteve sulmues të maskuar, disa prej të cilëve ishin në kontakt të drejtpërdrejtë me policinë.

Të tjerët u vranë për shkak të shkëmbimeve të identitetit ose kur objektivi i vërtetë nuk u gjet. Disa vdiqën nga plumbat qorr gjatë operacioneve policore.

“122 është vetëm maja e ajsbergut; mund të ketë shumë më tepër sesa kaq. Imagjinoni sikur t’i keni parë këto 122 raste në kamera. Imagjinoni ankthin.”-tha Gerald Staberock gazetarëve.

OJQ konstaton se shtetrrethimi i lidhur me pandeminë COVID-19 ka shkaktuar një rritje masive të arrestimeve.Organizata i kërkon Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, i cili mblidhet nga 30 qershori deri në 20 korrik në Gjenevë, për të krijuar një mekanizëm ndërkombëtar hetimi mbi këtë çështje.

 Situata e të drejtave të njeriut në Filipine do të ngrihet në Këshillin e KB për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë, i cili fillon seancën e 44-të të martën.

Burimi:  Gulfnews

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota filipine rodrigo duterte filipine rodrigo duterte

Sondazh

Poll