Aktualitet

Operacioni me 37 të arrestuar, Soreca: Brilant, lufta kundër krimit të organizuar është një përparësi

30 Qershor 2020, 11:13 Nga DOSJA
Operacioni me 37 të arrestuar, Soreca: Brilant, lufta kundër krimit

TIRANË– Ambasadori Luigi Soreca ka përgëzuar Policinë e Shtetit për bashkëpunimin që ka patur me organet e drejtësisë italiane në finalizimin e operacionit me 37 të arrestuar.

Përmes një statusi në Twitter, Soreca shkruan se ky operacion ishte brilant dhe se lufta kundër krimit të organizuar duhet të jetë me përparësi në mënyrë që Shqipëria të vijojë rrugën drejt Europës.

“Operacion brilant kundër trafikut ndërkombëtar të drogës të kryer nga prokuroria italiane, forcat e policisë SPAK dhe Policia e Shtetit me mbështetjen e Eurojust. Lufta kundër krimit të organizuar është një përparësi kryesore për Europën dhe Shqipërinë, sidomos për rrugën e kësja të fundit drejt anëtarësimit,”– shkruan Soreca.

37 persona, shqiptarë dhe italianë kanë rënë në prangat e polcisë pas një operacioni të zhvilluar mes departamentit të Antimafias Italiane dhe autoriteteve shqiptare. Arrestimet janë kryer në Itali dhe Shqipëri, gjatë operacioneve të kaduara “Kulmi” dhe “Shefi”, ku janë  sekuestruar 3.5 ton kanabis dhe kokainë, që në treg kap vlerën e 40 mln euro. Ndërkohë, është dhënë urdhër sekuestrimi për 4 mln euro pasuri të këtij grupi kriminal. hetimet në lidhje me këtë grup kriminal në vendin tonë kanë nisur në vitin 2017.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet luigi soreca operacioni i spak luigi soreca operacioni i spak

Sondazh

Poll