Aktualitet

2 raste të reja me COVID-19 në Fier, infektohet një djalë nga Semani dhe një grua

30 Qershor 2020, 10:39 Nga DOSJA
2 raste të reja me COVID-19 në Fier, infektohet një djalë

FIER-Gjatë orëve të fundit janë konfirmuar 2 raste të reja me COVID-19 në Fier. Dosja.al mëson se kanë rezultuar të infektuar një djalë në Seman dhe një grua në Patos. I riu ka shfaqur shenja të Covid 19, çka e ka detyruar të telefonojë në numrin 127. Menjëherë ai ka bërë tamponin dhe ka rezultuar pozitiv. Ndërsa, gruaja në Patos nuk dihet ende se ku e ka marrë virusin. Ndërkohë u janë marrë tamponët personave që kanë pasur kontakte me ta.

 

Sakaq, është rritur sërish numri i të infektuarve dhe viktimave. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën edhe 3 viktima. Kështu numri total i viktimave ka shkuar në 62. Ndërkohë janë konfirmuar 69 raste të reja me COVID-19. Lajmi i mirë për sot është se janë 25 persona të shëruar, ndërsa ministria apelon për ruajtjen e distancës sociale dhe mbajtjen e maskës.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll