Aktualitet

Operacioni me 37 të arrestuar, Mara: Lufta kundër krimit të organizuar vazhdon, falenderojmë Eurojustin për financimin

30 Qershor 2020, 10:44 Nga DOSJA
Operacioni me 37 të arrestuar, Mara: Lufta kundër krimit të

ITALI– Prokurori Vladimir Mara ka falenderuar të gjitha organet italiane për bashkëpunimin në operacionin ku u arrestuan 37 persona.

Në fjalën e tij që mbajti në konferencën e përbashkët me departamentin e Antimafias italiane dhe autoritetet e drejtësisë shqiptare, Mara tha se ky operacion është financuar nga Eurojust. 

Kemi hequr të gjitha barrierat burokratike për shkëmbimin e të dhënave reale dhe kemi arritur këto rezultate që ne kemi sot. I garantojmë të gjithë të pranishmit dhe opinionin publik se lufta jonë kundër krimit të organizuar do të vazhdojë me të gjithë forcën e ligjin. Dua të përshëndes prokuorin Volpe që ka qenë në krahun tonë që në fillimet e krijimit. Dua të përshëndes De Rahon, drejtorin e DIA-s që është prezent, tre kolegët e mi, Eurojust-in që ka bërë të mundur financimin e operacionit. Ju falenderoj të gjithëve,”– tha Mara ndër të tjera. 

37 persona, shqiptarë dhe italianë kanë rënë në prangat e polcisë pas një operacioni të zhvilluar mes departamentit të Antimafias Italiane dhe autoriteteve shqiptare. Arrestimet janë kryer në Itali dhe Shqipëri, gjatë operacioneve të kaduara “Kulmi” dhe “Shefi”, ku janë  sekuestruar 3.5 ton kanabis dhe kokainë, që në treg kap vlerën e 40 mln euro. Ndërkohë, është dhënë urdhër sekuestrimi për 4 mln euro pasuri të këtij grupi kriminal. hetimet në lidhje me këtë grup kriminal në vendin tonë kanë nisur në vitin 2017.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet operacioni i spak vladimir mara operacioni i spak vladimir mara

Sondazh

Poll