Aktualitet

EMRAT+PSEUDONIMET/ Trafik droge në Itali dhe Shqipëri, SPAK dhe anti-mafia arrestojnë 21 shqiptarë dhe 2 italianë, “bossët” e grupit, dy vlonjatët

VIDEO
  • Skafi ndjek gomonen në det të hapur, dalin pamjet e operacioneve “Shefi” dhe “Kulmi”
  • Zbardhen EMRAT, këta janë shqiptarët dhe italianët e vënë në pranga
  • 4 mln euro pasuri/ Zbardhen asetet e kokës së grupit kriminal në Vlorë
  • Shkatërrohet banda italo-shqiptare. Kapen 40 milionë euro drogë, arrestohen 37 persona persona. Aksioni i policisë është zhvilluar në të dy shtetet, si bashkëpunim i Departamentit të Antimafias Italiane dhe SPAK, ku janë vënë nën sekuestro edhe 4 mln euro pasuri. Robert Muftari dhe Elton Hamza, dy krerët e grupit.
    Featured image of article: EMRAT+PSEUDONIMET/ Trafik droge në Itali dhe Shqipëri, SPAK dhe anti-mafia arrestojnë 21 shqiptarë dhe 2 italianë, “bossët” e grupit, dy vlonjatët Foto nga mbledhja dhe pamje nga aksioni

    ITALI- Shkatërrohet një grup kriminal shqiptaro-italian që trafikonte drogë nga vendi ynë drejt shtetit fqinj. 37 persona janë arrestuar gjatë dy segmenteve të operacionit, “Kulmi” dhe “Shefi”, ku në total janë sekuestruar 3.5 ton marijuanë, kokainë dhe kanabis, e cila në treg kap një sasi prej 7 milionë doza droge. 

    Dy emrat kryesorë të grupit janë dy shqiptarë nga Vlora, emra të njohur për botën e krimit në Shqipëri. Robert Muftari dhe Elton Hamza, janë dy personat që akuzohen se janë kokat e trafikut, ndërsa ata njihen në qytetin e Vlorës, si biznesmenë që kanë investuar në turizëm dhe fushën e shërbimeve. Ata kanë bashkëpunuar në këtë rrjet trafiku edhe me mafiozë italianë.

    Në vendin tonë operacioni është zhvilluar në disa qytete, Tiranë, Vlorë, Sarandë e Durrës, emrat e të cilëve i ka zbardhur Dosja.al.

    Konkretisht shqiptarët e vënë në pranga janë:

    Ledjo Pashaj 32 vjeç, banues në Fier,

    Antonio Pashollari 44 vjeç,

    Shkëlzen Daçi 45 vjec, banues në Kukës dhe njihej ndryshe si Tani,

    Vullnet Daci 33 vjeç që njihej ndryshe si Ledi,

    Erind Garubi 29 vjeç,

    Flamur Gjika 48 vjeç, banues në Tiranë,

    Bledar Allmuça 36 vjeç,

    Elton Hamza 37 vjeç (i njohur si një nga kryesorët),

    Ardit Hoxhaj 32 vjeç,

    Kreshnik Laçi 45 vjeç, që njihej ndryshe si Niku,

    Ervin Mandri 32 vjeç, banues në Dibër dhe njihej ndryshe si Vini,

    Dritan Zaganjori 28 vjeç,

    Rolando Laçi 23 vjec, njihej si Roni.

    Orhan Duçellari,

    Julian Bejdollari, 43 vjeç, banues në Vlorë,

    Aurel Kalari, 53 vjeç, banues në Vlorë,

    Ilirjan Zaimi, 51 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë,

    Mariglen Duçellari, 65 vjeç, banues në Vlorë,

    Kleo Bregu, 55 vjeç, banues në Vlorë,

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Rexhino Muçaj, 25 vjeç, banues në Vlorë,

    Alban Koshi, 53 vjeç, banues në Vlorë.

    Emrat e personave që janë vënë nën hetim

    Ardi Hilaj,

    Elton Ismaili,

    Marjus Kaçani,

    Manushaqe Korri,

    Oliver Smakaj 33 vjeç,

    Hasan Tali 32 vjeç,

    Agron Tosku 39 vjeç,

    Edison Sharka 30 vjeç, banues në Durrës,

    Bashkim Skura 52 vjeç,

    Fatmir Doka

    Lindita Gjika 46 vjeç.

    Ndërsa në Itali, operacioni është shtrirë në  Foggia, Leçe, Bologna, Roma, Napoli e Catanzaro, ku janë arrestuar dy personat e identifikuar si:

    Cosimo Semiraro 43 vjeç, banues në Bari, Itali

    Giovani Dangelo 34 vjeç, banues në Bari, Itali.

    Në Itali është arrestuar edhe një polic i GDF-së që akuzohet se ka bashkëpunuar me grupin. Ndërkohë pasuria e sekuestruar në të dy vendet është me vlerë 4 milionë euro, që rezultojnë në emër të kryesuesit të grupit Robert Muftari, 47 vjeç nga Vlora, i cili është shpallur në kërkim. Mes aseteve luksove janë: 15 apartamente, 7 makina luksoze, një fabrikë, bar-restorant, dy biznese për shpërndarje pijesh alkolike.

    Hetimet për grupin kanë nisur që prej vitit 2017, pas sekuestrimit të gjysmë ton kanabisi në një rulo që drejtohej nga një italian dhe do të shkonte në Greqi. Pas kontrollit në skaner, në rulo u gjet se ishin fshehur në tavan 383 kg kanabis, si dhe 96 kg në formë çokollate. Nga aksioni u arrestua shtetasi italian, Vito Baruceli, 36 vjeç dhe shoqëruesja e tij, Dominga Silvestri. Ata mohuan përfshirjen në trafik dhe thanë se kishin marrë rulon për pushime.

    Ndërsa në një konferencë të përbashkët për mediat, ku ishin bashkë kreu i Antimafias e i Antiterrorizmit Italian Federico Calfiero De Raho, Prokurori Special i Antikorrupsionit e Krimit të Organizuar shqiptar Arben Kraja, nënkryetari i Eurojust Filippo Spezia, prokurori i Barit Giuseppe Volpe, kreu i Antimafias së Barit Francesco Giannella, si edhe Drejtori i Antimafias Italiane Gjeneral Giuseppe Governale, u fol për rezultatet e operacionit.

    Arben Kraja me koleget italiane

    Kreu i SPAK nga zyrat qendrore të DIA-s në Itali tha se do të vijojë hetimi edhe në Shqipëri i autoriteteve që kanë lejuar trafikun e drogës. Edhe pala italiane falenderoi ekipin shqiptar.

    (j.v;f.g;f.m/dosja.al)

    • 16:55

      Zbardhen EMRAT, këta janë shqiptarët e vënë në pranga në operacionin me 40 mln euro drogë, zbërthehet grupi me në krye Muftarin

      Dosja.al ka zbardhur emrat e shqiptarëve dhe të dy italianëve, të cilët janë vënë në pranga gjatë operacionit që u zhvillua mes departmamentit të Antimafias në Itali dhe autoriteteve shqiptare. Mësohet se në pranga janë vënë: Ledjo Pashaj 32 vjeç, banues në Fier, Antonio Pashollari 44 vjeç, Shkëlzen Daçi 45 vjec, banues në Kukës dhe njihej ndryshe si Tani, Vullnet Daci 33 vjeç që njihej ndryshe si Ledi, Erind Garubi 29 vjeç, Flamur Gjika 48 vjeç, banues në Tiranë, Bledar Allmuça 36 vjeç, Elton Hamza 37 vjeç (i njohur si një nga kryesorët), Ardit Hoxhaj 32 vjeç, Kreshnik Laçi 45 vjeç, që njihej ndryshe si Niku, Ervin Mandri 32 vjeç, banues në Dibër dhe njihej ndryshe si Vini, Dritan Zaganjori 28 vjeç, Rolando Laçi 23 vjec, njihej si Roni. Ndërkohë, mësohet se në pranga kanë rënë edhe dy shtetas italianë. Ata janë Cosimo Semiraro 43 vjeç, banues në Bari, Itali dhe  Giovani Dangelo 34 vjeç, banues në Bari, Itali. Gjithashtu, Dosja.al ka mësuar edhe emrat e personave që janë nën hetim për të njëjtën çështje. Ata janë konkretisht: Ardi Hilaj, Elton Ismaili, Marjus Kaçani, Manushaqe Korri, Oliver Smakaj 33 vjeç, Hasan Tali 32 vjeç, Agron Tosku 39 vjeç, Edison Sharka 30 vjeç, banues në Durrës, Bashkim Skura 52 vjeç, Fatmir Doka dhe Lindita Gjika 46 vjeç. Ky grup kryesohej nga Elton Hamza dhe Robert Muftari, 47 vjeç nga Vlora, emrat e të cilëve Dosja.al i raportoi pak orë më parë. Tashmë Muftari është shpallur në kërkim.

    • 14:41

      Zbulohen dy EMRAT, kush janë dy krerët e grupit nga Vlora që drejtuan trafikun e drogës drejt Italisë 

      Ata janë Robert Muftari dhe Elton Hamza. Këta dy persona, në bashkëpunim me të tjerë, tashmë shumica të arrestuar, prej vitit 2015 krijuan një grup kriminal, për trafikim të lëndëve narkotike në rrugë detare, nga Vlora në drejtim të Barit.

    • 14:41

      Operacioni i SPAK dhe anti-mafias, Ambasada e SHBA: Urime, vazhdoni punën e mirë!

      Ambasada Amerikane në Tiranë ka përshëndetur operacionin e SPAK dhe anti-mafias italiane. Urime SPAK-ut për akuzat dhe përfshirjen në çështjen italiane anti-mafia për lëndët narkotike dhe krimin e organizuar. Vazhdoni punën e mirë & të jepni rezultate në emër të popullit shqiptar: bit.ly/31u2ë93|, -shkruan ambasada në Twitter. 

    • 14:21

      4 mln euro pasuri/ Zbardhen asetet e kokës së grupit kriminal në Vlorë: Ka fabrika, 15 apartamente, 7 mjete dhe dy biznese

      Dosja.al ka zbardhur disa prej aseteve që i janë sekuestruar kreut të grupit kriminal në Vlorë, i cili u cilësua si koka e rrjetit që u shpërbë sot nga operacioni mes autoriteteve italiane dhe shqiptare. Mësohet se mes pasurisë prej katër milionë eurosh, ‘BOSSI’, të cilit nuk i dihet ende identiteti ka 15 apartamente, 7 makina luksoze, një fabrikë, bar-restorant, dy biznese për shpërndarje pijesh alkolike.

    • 13:12

      Operacioni me 37 të arrestuar, Soreca: Brilant, lufta kundër krimit të organizuar është një përparësi

      Ambasadori Luigi Soreca ka përgëzuar Policinë e Shtetit për bashkëpunimin që ka patur me organet e drejtësisë italiane në finalizimin e operacionit me 37 të arrestuar. Përmes një statusi në Twitter, Soreca shkruan se ky operacion ishte brilant dhe se lufta kundër krimit të organizuar duhet të jetë me përparësi në mënyrë që Shqipëria të vijojë rrugën drejt Europës. “Operacion brilant kundër trafikut ndërkombëtar të drogës të kryer nga prokuroria italiane, forcat e policisë SPAK dhe Policia e Shtetit me mbështetjen e Eurojust. Lufta kundër krimit të organizuar është një përparësi kryesore për Europën dhe Shqipërinë, sidomos për rrugën e kësja të fundit drejt anëtarëismit,”- shkruan Soreca.

    • 13:00

      Operacioni me 37 të arrestuar, Lleshaj: I dhamë goditje të fortë krimit të organizuar në të dy brigjet e Adriatikut

      Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reraguar disa orë pas finalizimit të operacionit mes drejtësisë shqiptare dhe italiane, ku u vunë në pranga 37 persona. Në një status në rrjetet sociale, Lleshaj shkruan se ky operacion i dha një goditje shumë të fuqishme kundër krimit të organizuar në të dy brigjet e Adriatikut. Në të njëjtën kohë, sipas Lleshajt, operacioni provon fuqinë e pafundme kundër të keqes kur institucionet punojnë bashkë si në rrafshin kombëtar. “Operacioni i përbashkët italo-shqiptar dha sot një goditje shumë të fortë kundër krimit të organizuar në të dy brigjet e Adriatikut. Në të njëjtën kohë, operacioni provon fuqinë e pafundme kundër të keqes kur institucionet punojnë bashkë si në rrafshin kombëtar ashtu edhe atë ndërkombëtar. Kjo goditje ishte një test i rëndësishëm për marrëdhënien e re të SPAK me Policinë e Shtetit. Sot SPAK, Policia e Shtetit dhe autoritetet italiane meritojnë urimet më të mira për suksesin, i cili me siguri do të thellohet më tej në të ardhmen e shpejtë ,”- shkruan Lleshaj.

    • 12:27

      Operacioni i SPAK dhe Anti-mafias/ Zbulohet “koka” e grupit të trafikut të drogës, VLONJATI mbante pas vetes edhe mafiozë italianë, u tentua disa herë të arrestohej në Itali…

      Gjatë konferencës për shtyp që u zhvillua sot mes krerëve të institucioneve në Shqipëri dhe vendin fqinj, u zbulua se grupi i trafikut është i gjerë dhe i shtrirë në disa qytete në të dy vendet.  Burime për Dosja.al bëjnë me dije se kryesori i grupit të trafikantëve është një shqiptar. Identiteti i tij nuk dihet, por ai është një emër i njohur nga Vlora, nga më të pasurit në Shqipëri dhe i njohur nga bota e krimit.

      Ky person ka patur në varësi një grup me 37 anëtarë, mes tyre shqiptarë, por edhe mafiozë italianë. Ky person është tentuar disa herë të arrestohet në Itali, por pa sukses.

    • 12:42

      Operacioni me 37 të arrestuar, Ardi Veliu: Mbyllëm më shumë se dy vite e gjysmë hetime, të tjera operacione na presin

      Ardi Veliu: Të nderuar të pranishëm. Jam shumë i nderuar që kam qenë i pranishëm në këtë operacion për më shumë se dy vite dhe ia dolëm me sukses. Mbyllëm me sukses dy vite e gjysmë hetime. Le të jenë këto rezultate një shembull për të bashkëpunuar edhe në operacione të tjera. Faleminderit.

    • 12:42

      Operacioni me 37 të arrestuar, Mara: Lufta kundër krimit të organizuar vazhdon, falenderojmë Eurojustin për financimin

      Vladimir Mara: Kemi hequr të gjitha barrierat burokratike për shkëmbimin e të dhënave reale dhe kemi arritur këto rezultate që ne kemi sot. I garantojmë të gjithë të pranishmit dhe opinionin publik se lufta jonë kundër krimit të organizuar do të vazhdojë me të gjithë forcën e ligjin. Dua të përshëndes prokuorin Volpe që ka qenë në krahun tonë që në fillimet e krijimit. Dua të përshëndes De Rahon, drejtorin e DIA-s që është prezent, tre kolegët e mi, Eurojust-in që ka bërë të mundur financimin e operacionit. Ju falenderoj të gjithëve.

    • 12:20

      Numri dy i Eurojust: Në operacionin me 37 të arrestuar ka edhe zyrtarë shtetorë, skuadra që i vuri në pranga të merret shembull

      Prokurori i Barit: Autoritetet kanë krijuar alencë kundër krimit. Operacioni u koordinua nga Eurojust. Kjo skuadër e vendisur përballë grupit kriminal, është skuadra më e përgatitur për t’u vënë përballë krimit. Duhet të merrët shembull për të ardhmen dhe për të gjithë vendet e tjera. Krimi shqiptar përdoru tashmë kufijte detarë. Në këtë operacion kanë qenë të përfshirë edhe zyrtarë shtetërorë. Ne do të vazhdojmë të punojmë dhe dua të evidetoj diçka shumë të rëndëishsme. Kemi nevojë për vëmendje gjatë gjithë kohës, ta kemi ‘shqisën’ e zgjuar. Kjo strukturë që u vu përballë këtij grupi goditi në kohën e duhur.

    • 12:12

      Mega-Operacioni me 37 të arrestuar, Kreu i Antimafias italiane, De Raho: Më i madhi i zhvilluar ndinjëherë, shkatërruam krimin shqiptar dhe italian

      Kreu i Antimafias italiane Federico Cafiero De Raho është shprehur se operacioni i zhvilluar në bashkëpunim me organet e drjetësisë në Shqipëri ka qenë më i madhi i zhvbilluar ndonjëherë. I pranishëm në konferencën e përbashkët me kreun e SPAK, Arben Kraja, De Raho falenderoi organet kompetente shqiptare për gatishmërinë në bashkëpunim. “Operacioni u koordinua nga Eurojust. U sekuestruan hashash, kokanë dhe heroinë. Janë vënë në pranga 37 persona. Është operacioni më i madh që ka goditur grupet mafioze italiane dhe shqiptare. Kemi bashkëpunuar dhe me Arben Krajën, kreun e SPAK në Shqipëri,”- tha De Raho ndër te tjera.

    • 12:04

      Operacioni me 37 të arrestuar, kreu i SPAK jep detaje: Shkova vetë personalisht në Romë më 7 shkurt, do hetojmë edhe përgjegjësinë e autoriteteve tona që lejuan trafikun

      Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja ka garantuar se vijimi i operacionit anti-drogë të finalizuar mëngjesin e të mërkurës. Në një deklaratë të përbashkët online me kreun e anti-mafias italiane, Federico De Raho, Kraja tha se kishte shkuar personalisht në muajin shkurt në Itali për të firmosur një marrëveshje bashkëpunimi dhe më pas u vijua me ecurinë e operacionit.

      “Kam firmosur marrëveshje të veçantë bashkëpunimi më 7 shkurt. Shkova personalisht në Romë. Ideja e takimit të parë ishte se duhet të jemi konkretë dhe them se sot jemi totalisht konkretë për operacionin që kemi realizuar. Kemi shfaqur gatishmërinë tonë, përgjigjia më efektive që mund të jepnim është kjo. Falenderojmë Eurojust për mbështetjen që na dha. Operacioni ishte i sukseshëm, u realizua në të njëjtën kohë dhe në mënyrë perfekte. S’jemi kufizuar vetëm në identifikim dhe arrestim, por kemi ngritur akuzë për pastrim të produkteve penale dhe kemi sekestruar një vlerë të madhe të produkteve të penale. Jemi të vendosur se edhe ekipet e tjera që kemi do të vazhdojnë me të njëjtin ritëm dhe seriozitet. Ajo që të vazhdojmë të bëjmë është se do të hetojmë deri në fund përgjegjësinë e autoriteteve që kanë lejuar trafikun.”,-tha Kraja. 

    • 9:57

      Operacioni ndërkombëtar anti-drogë/ Kapet skafi në Vlorë, ka transportuar kanabis dhe kokainë drejt Italisë

      Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i përbashkët anti-drogë i Anti-mafias italiane dhe Policisë shqiptare. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se sot është kapur një skaf në Vlorë, i cili ka transportuar drogë drejt Italisë. Skafi po dërgohet në pikën e bllokimit në Vlorë.

    • 9:04

      VIDEO/ Skafi ndjek gomonen në det të hapur, dalin pamjet e operacioneve “Shefi” dhe “Kulmi”, momentet kur kapen 40 mln euro drogë

      Dalin pamjet e operacionit të përbashkët anti-drogë të Antimafias italiane dhe Policisë shqiptare ku gjatë orëve të para të mëngjesit janë arrestuar 37 persona. Siç shihet edhe në video, një pjesë e operacionit është zhvilluar  në det, ku autoritetet kanë sekuestruar një sasi të madhe droge. Ndërkohë, një tjetër sasi droge është gjetur brenda një mjeti.

      Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në Shqipëri operacioni është shtrirë në Tiranë dhe jug të vendit dhe janë arrestuar 10 persona. Të njëjat burime bëjnë me dije  grupi kriminal vepronte që prej 2015. Në operacion kanë marrë pjesë qindrë forca policie, FNSH, Forcat e Posaçme Operacionale, Drejtoria Hetimore si dhe Policitë e Tiranës dhe Vlorës.

    Shto Koment