Aktualitet

Operacioni me 37 të arrestuar, Lleshaj: I dhamë goditje të fortë krimit të organizuar në të dy brigjet e Adriatikut

30 Qershor 2020, 11:00 Nga DOSJA
Operacioni me 37 të arrestuar, Lleshaj: I dhamë goditje të

TIRANË– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reraguar disa orë pas finalizimit të operacionit mes drejtësisë shqiptare dhe italiane, ku u vunë në pranga 37 persona.

Në një status në rrjetet sociale, Lleshaj shkruan se ky operacion i dha një goditje shumë të fuqishme kundër krimit të organizuar në të dy brigjet e Adriatikut. Në të njëjtën kohë, sipas Lleshajt, operacioni provon fuqinë e pafundme kundër të keqes kur institucionet punojnë bashkë si në rrafshin kombëtar.

“Operacioni i përbashkët italo-shqiptar dha sot një goditje shumë të fortë kundër krimit të organizuar në të dy brigjet e Adriatikut. Në të njëjtën kohë, operacioni provon fuqinë e pafundme kundër të keqes kur institucionet punojnë bashkë si në rrafshin kombëtar ashtu edhe atë ndërkombëtar. Kjo goditje ishte një test i rëndësishëm për marrëdhënien e re të SPAK me Policinë e Shtetit. Sot SPAK, Policia e Shtetit dhe autoritetet italiane meritojnë urimet më të mira për suksesin, i cili me siguri do të thellohet më tej në të ardhmen e shpejtë ,”- shkruan Lleshaj.

37 persona, shqiptarë dhe italianë kanë rënë në prangat e polcisë pas një operacioni të zhvilluar mes departamentit të Antimafias Italiane dhe autoriteteve shqiptare. Arrestimet janë kryer në Itali dhe Shqipëri, gjatë operacioneve të kaduara “Kulmi” dhe “Shefi”, ku janë  sekuestruar 3.5 ton kanabis dhe kokainë, që në treg kap vlerën e 40 mln euro. Ndërkohë, është dhënë urdhër sekuestrimi për 4 mln euro pasuri të këtij grupi kriminal. hetimet në lidhje me këtë grup kriminal në vendin tonë kanë nisur në vitin 2017.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet operacioni i spak sander lleshaj operacioni i spak sander lleshaj

Sondazh

Poll