Aktualitet

Mega-Operacioni me 37 të arrestuar, Kreu i Antimafias italiane, De Raho: Më i madhi i zhvilluar ndinjëherë, shkatërruam kri

30 Qershor 2020, 10:12 Nga DOSJA
Mega-Operacioni me 37 të arrestuar, Kreu i Antimafias italiane, De Raho:

ITALI– Kreu i Antimafias italiane Federico Cafiero De Raho është shprehur se operacioni i zhvilluar në bashkëpunim me organet e drjetësisë në Shqipëri ka qenë më i madhi i zhvbilluar ndonjëherë.

I pranishëm në konferencën e përbashkët me kreun e SPAK, Arben Kraja, De Raho falenderoi organet kompetente shqiptare për gatishmërinë në bashkëpunim.

“Operacioni u koordinua nga Eurojust. U sekuestruan hashash, kokanë dhe heroinë. Janë vënë në pranga 37 persona. Është operacioni më i madh që ka goditur grupet mafioze italiane dhe shqiptare. Kemi bashkëpunuar dhe me Arben Krajën, kreun e SPAK në Shqipëri,”- tha De Raho ndër te tjera.

37 persona, shqiptarë dhe italianë kanë rënë në prangat e polcisë pas një operacioni të zhvilluar mes departamentit të Antimafias Italiane dhe autoriteteve shqiptare.

Arrestimet janë kryer në Itali dhe Shqipëri, gjatë operacioneve të kaduara “Kulmi” dhe “Shefi”, ku janë  sekuestruar 3.5 ton kanabis dhe kokainë, që në treg kap vlerën e 40 mln euro. Ndërkohë, është dhënë urdhër sekuestrimi për 4 mln euro pasuri të këtij grupi kriminal. hetimet në lidhje me këtë grup kriminal në vendin tonë kanë nisur në vitin 2017.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arben kraja federico cafiero de raho operacioni i spak arben kraja federico cafiero de raho operacioni i spak

Sondazh

Poll