Aktualitet

Numri dy i Eurojust: Në operacionin me 37 të arrestuar ka edhe zyrtarë shtetërorë, skuadra që i vuri në pranga të merret

30 Qershor 2020, 10:21 Nga DOSJA
Numri dy i Eurojust: Në operacionin me 37 të arrestuar ka edhe

ITALI– Filippi Spezia, numri i dy i Eurojust ka deklaruar se në operacionin ku u sekuestrua 40 milionë drogë, mbi 4 milionë euro pasuri dhe u vunë në pranga 37 persona ka edhe zyrtarë shtetërorë.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me departamentin e Antimafias italiane dhe autoritetet e drejtësisë shqiptare, Spezia shtoi se grupi që ka marrë pjesë në këto arrestime të bujshme duhet të merret shembull dhe duhet të konsiderohet edhe në operacione të tjera ndërkombëtare.

“Autoritetet kanë krijuar alencë kundër krimit. Operacioni u koordinua nga Eurojust. Kjo skuadër e vendisur përballë grupit kriminal, është skuadra më e përgatitur për t’u vënë përballë krimit. Duhet të merrët shembull për të ardhmen dhe për të gjithë vendet e tjera. Krimi shqiptar përdoru tashmë kufijte detarë. Në këtë operacion kanë qenë të përfshirë edhe zyrtarë shtetërorë. Ne do të vazhdojmë të punojmë dhe dua të evidetoj diçka shumë të rëndëishsme. Kemi nevojë për vëmendje gjatë gjithë kohës, ta kemi ‘shqisën’ e zgjuar. Kjo strukturë që u vu përballë këtij grupi goditi në kohën e duhur,”- tha Spezia ndër të tjera. 

37 persona, shqiptarë dhe italianë kanë rënë në prangat e polcisë pas një operacioni të zhvilluar mes departamentit të Antimafias Italiane dhe autoriteteve shqiptare. Arrestimet janë kryer në Itali dhe Shqipëri, gjatë operacioneve të kaduara “Kulmi” dhe “Shefi”, ku janë  sekuestruar 3.5 ton kanabis dhe kokainë, që në treg kap vlerën e 40 mln euro. Ndërkohë, është dhënë urdhër sekuestrimi për 4 mln euro pasuri të këtij grupi kriminal. hetimet në lidhje me këtë grup kriminal në vendin tonë kanë nisur në vitin 2017.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eurojust filippi spezia operacioni i spak eurojust filippi spezia operacioni i spak

Sondazh

Poll