Aktualitet

Mbyllet Drejtoria e Shëndetit publik në Durrës, Zija Alhysa: Situata është kaotike, unë s’e kam bërë tamponin

30 Qershor 2020, 10:05 Nga DOSJA
Mbyllet Drejtoria e Shëndetit publik në Durrës, Zija Alhysa:

DURRËS- Drejtori i Shëndetit Publik në Durrës, Zija Alhysa, ka folur sot pas pezullimit të punës për këtë institucion, pasi disa prej punonjësve kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Në një rea

Zija Alhysa, kryetar i Konfederatës së Sindikatave në Durrës tha se situata në këtë institucion është e paqartë që pas infektimit të punonjësve. Më tej ai shtoi se në këto kushte nuk mund të vazhdohej puna, pasi edhe ai vetë nuk e ka kryer ende tamponin.

U bë dita e dytë që vijnë raste me infeksion, të cilët janë pozitiv. Kemi personel të infektuar prej 4 apo 5 vetësh. Kështu që është parë e arsyeshme se ne duhet të shkojmë në shtëpi derisa të marrim një urdhër nga Ministria e Shëndetësisë.

Sot ka ardhur personel i shtëpisë së fëmijës në Durrës dhe u morën tamponët. Ne kemi frikë për veten dhe se mund të infektojmë edhe të tjerët. Nuk mund të vazhdojmë punën në këto kushte, unë ende nuk e kam bërë tamponin. Tani po qëndrojmë në shtëpi, dhe jemi pezull, edhe shoferin e kemi pozitiv.

Me kaq personel sa jemi nuk e mbulojmë dot të gjithë punën në të gjithë zonën. Udhëzimi është që kush del me covid-19 duhet të hyjë në karantinë. Ata që janë asimptomatikë nuk e di si do të procedohet”, tha Alhysa.

Nga ana tjetër është rritur sërish numri i të infektuarve dhe viktimave. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën edhe 3 viktima. Kështu numri total i viktimave ka shkuar në 62. Ndërkohë janë konfirmuar 69 raste të reja me COVID-19. Lajmi i mirë për sot është se janë 25 persona të shëruar, ndërsa ministria apelon për ruajtjen e distancës sociale dhe mbajtjen e maskës.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet rastet e reja me covid në durrës zija alhysa rastet e reja me covid në durrës zija alhysa

Sondazh

Poll