Politike

Rama njofton konferencën për mediat: Shihemi në orën 14:00, pas takimeve me liderët e politikës

30 Qershor 2020, 10:16 Nga DOSJA
Rama njofton konferencën për mediat: Shihemi në orën 14:00,

KOSOVË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se sot në orën 14:00 do të zhvillojë një konferencë për mediat. Rama në një njoftim në mediat sociale, shkruan se falenderon të gjithë gazetarët, pasi nuk ka mundësi tu përgjigjet të gjithëve pas takimeve me liderët politikë në Kosovë.

“Duke i falenderuar gazetarët e Prishtinës e Tiranës për ndjekjen nga afër të takimeve të mia në kryeqytetin tjetër të shqiptarëve, e në pamundësi t’u përgjigjem pyetjeve të tyre përpara përfundimit të komunikimeve me krejt aktorët politikë,do të flas për shtypin në orën 14.00”, shkruan Rama.

Kryeministri Edi Rama ka nisur ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, ku do të ketë disa takime me liderët politik në vend. Sipas axhendës, kreu i qeverisë do të zhvillojë disa takime dhe më pas do të kthehet në Tiranë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama konferenca e rames nga prishtina rama ne kosove edi rama konferenca e rames nga prishtina rama ne kosove

Sondazh

Poll

Politike 30 Qershor 2020, 08:49

TIRANË- Deputetja Rudina Hajdari është përfshirë sot në një debat me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi. Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve dhe Kësh...