Politike

‘Të lutem tani… Rugova ruhej nga këta’/ Avokat Ngjela kritik ndaj Hashim Thaçit: E dinte dhe u nis për SHB

29 Qershor 2020, 20:15 Nga DOSJA
‘Të lutem tani… Rugova ruhej nga këta’/ Avokat

TIRANË– Avokati i njohur Spartak Ngjela ka komentuar aktakuzat e ngritura ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për krime lufte. I ftuar në emisionin “Open”, Ngjela u shpreh se presidenti e ka ditur për akuzat dhe sërish vendosi që të shkonte në Amerikë.

Gjithashtu Ngjela hodhi dyshime se akuzat mund të jenë të vërteta duke pretenduar se edhe i ndjeri Ibrahim Rugova kishte frikë nga luftëtarët e UÇK-së.

“Si nuk e di ky që i është depozituar padi? S’duhet të ishte nisur fare! E dinte që ishte nën akuzë. Të lutem tani… Këta nuk dinte të mbrohen se janë guerilistë. Po ka vrarë paslufte…Rugova ka vajtur në Hagë, ai ruhej nga të vetët. Nuk e dinte se çfarë bënin këta. Ai vrau shokët e tij pas krahëve, Enver Hoxha i vrau. Si mund të vritet Qemall Stafa me plumb pas shpine?,”- tha avokati i njohur.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike hashim thaçi nën akuze spartak ngjela hashim thaçi nën akuze spartak ngjela

Sondazh

Poll

Politike 29 Qershor 2020, 19:47

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka folur lidhur me rritjen e rasteve të infektuara të koronavirusit në Shqipëri. E ftuar në emis...