Politike

Rama i shkon në zyrë Thaçit, i zgjat grushtin por presidenti i jep dorën, qeshin me siklet

29 Qershor 2020, 17:43 Nga DOSJA
Rama i shkon në zyrë Thaçit, i zgjat grushtin por presidenti i

PRISHTINË – Kryeministri Edi Rama ka shkuar së fundmi në zyrën e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Gjatë takimit me të, dy politikanët nuk janë kuptuar për mënyrën sesi do të përshëndeten. 

Rama i ka zgjatur grushtin, ndërsa Thaçi nga ana e tij i ka shtrënguar dorën, duke bërë që të dy të qeshin para kamerave. Ky është takimi i fundit për sot i kryeministrit Rama në Kosovë, ndërsa pas pak kreu i shtetit të Kosovës, do të dalë në një deklaratë për shtyp duke adresuar për herë të parë akuzat që janë ngritur prej tij për krime lufte. 

Sot paradite Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Kosovë dhe do të zhvillojë një vizitë dy ditore. Dosja.al ka zbardhur detaje nga axhenda e kryeministrit, i cili mësohet se do të zhvillojë takime zyrtare me krerët e Shtetit në Kosovë dhe me krerët e partive. Në fokus të këtyre takimeve mësohet të jetë diskutimi mbi aktakuzat e ngritura ndaj Presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit dhe ish-luftëtarëve të UÇK-së.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama hashim thaci rama ne kosove edi rama hashim thaci rama ne kosove

Sondazh

Poll