Politike

“Kryeministër, të lumshin këmbët!”/ Akuzohet për krime lufte, Rama i shkon në zyrë Kadri Veselit, ish-kryeparlamentar

29 Qershor 2020, 17:00 Nga DOSJA
“Kryeministër, të lumshin këmbët!”/ Akuzohet

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shkuar edhe në zyrën e kreut të PDK-së, Kadri Veselit, i cili është nën akuzë për krime lufte në Kosovë. Veseli e ka pritur kryeministrin Rama që tek hyrja e selisë dhe i ka treguar të gjithë ambientin duke e prezantuar edhe me stafin dhe zyrtarët e PDK-së.

I emocionuar nga vizita dhe mbështetja e kreut të qeverisë shqiptare, ish-kryeparlamentari Veseli nuk i kurseu edhe fjalët e mira duke e falenderuar disa herë rresht për vizitat e tij në Kosovë, pas ngritjes së aktakuzave.

“Në zyrën time janë kolegët, kryeministër mirë se ke ardhur. Të lumshin këmbët! Faleminderit shumë!,“-i tha Veseli-Ramës. 

Sot paradite Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Kosovë ku edhe do të zhvillojë një vizitë dy ditore. Dosja.al ka zbardhur detaje nga axhenda e kryeministrit, i cili mësohet se do të zhvillojë takime zyrtare me krerët e Shtetit në Kosovë dhe me krerët e partive. Në fokus të këtyre takimeve mësohet të jetë diskutimi mbi aktakuzat e ngritura ndaj Presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit dhe ish-luftëtarëve të UÇK-së.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama ne kosove tirane edi rama rama ne kosove tirane

Sondazh

Poll