Politike

Meta bisedë telefonike me homologun slloven: E falenderova për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integ

29 Qershor 2020, 15:44 Nga DOSJA
Meta bisedë telefonike me homologun slloven: E falenderova për

TIRANË- Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, zhvilloi sot një bisedë telefonike me homologun slloven, Borut Pahor. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Meta bën me dije, se bisedoi me Pahor në lidhje me përkeqësimin e situatës epidemiologjike në rajonin e Ballkanit dhe nevojën e një strategjie të përbashkët për daljen nga kjo situatë. Kreu i Shtetit shton më tej, se i ka shprehur mirënjohjen homologut slloven, në lidhje me mbështetjen e ofruar nga vendi i tij, për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Postimi i plotë

Kënaqësi të zhvilloja sot një bisedë telefonike me Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor. Ndamë të njëjtat shqetësime rreth përkeqësimit të situatës epidemiologjike të pandemisë COVID-19 në rajonin tonë. Theksova domosdoshmërinë e një bashkëpunimi më intensiv ndërmjet vendeve tona, për të ndërtuar një strategji që do të mundësonte daljen sa më të sigurtë dhe të shpejtë nga pandemia. Vlerësuam marrëdhëniet miqësore e të bashkëpunimit midis dy vendeve dhe popujve tanë. Shprehëm besimin se ky bashkëpunim do të forcohet edhe më tej në të ardhmen në të gjitha fushat. Përfitova nga rasti për të shprehur mirënjohjen për mbështetjen solide që Sllovenia i ka dhënë në vijimësi procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike borut pahor ilir meta borut pahor ilir meta

Sondazh

Poll