Politike

Rama zbarkon në zyrën e Vetëvendosjes, nis takimin me Albin Kurtin

29 Qershor 2020, 16:09 Nga DOSJA
Rama zbarkon në zyrën e Vetëvendosjes, nis takimin me Albin

KOSOVË – Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë dy ditore në Kosovë, ku do të takohet me krerët e politikës. Në këtë vizitë Rama është shoqëruar edhe nga Ministri i Jashtëm në detyrë, gent Cakaj. Së fundmi kreu i qeverisë është takuar me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti. I pranishëm në takim ishte edhe ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca.

Më herët ndërkohë Rama u takua edhe me kreun e Nismës-Social Demokrate, Fatmir Limaj, kryeministrin Avdullah Hoti dhe Vjosa Osmanin.  Kreu i qeverisë ka njoftuar, se nesër pasi të ketë mbaruar të gjithë takimet, do të zhvillojë një konferencë për mediat, ku do të sqarojë gjithçka.

Shkak për vizitën e Ramës në Kosovës, është bërë aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale ndaj presidentit Hashim Thaçi, kreut të LDK, Kadri Veseli dhe 9-ish luftëtarëve të UÇK për krime lufte.  Politika në Shqipëri dhe Kosovë u bë njësh dhe të gjithë i dolën në mbrojtje ish-ushtarëve të UÇK-së. Akuzat, kryeministri Rama i konsideroi si fletë rrufë të revolucionit kinez, dhe shtoi se ishte një tekst mjaft i ashpër. Për Ramën, akuzuesi është bërë viktimë, ndërsa viktima është kthyer në të akuzuar, përmes fletë-rrufesë.

Publikimi i aktakuzave solli dhe anulimin e dialogut në Shtëpinë e Bardhë, ndërkohë i dërguari i presidentit Donald Trump, Richard Grenell ka deklaruar se do të caktohet një datë tjetër për bisedimet Kosovë-Serbi.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albin kurti edi rama rama ne kosove albin kurti edi rama rama ne kosove

Sondazh

Poll