Politike

Akuzat e opozitës për përkeqësimin e situatës së COVID-19, kundërpërgjigjet Manastirliu: E shohin shëndetin e qytetarë

29 Qershor 2020, 15:43 Nga DOSJA
Akuzat e opozitës për përkeqësimin e situatës së

TIRANË -Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka reaguar në lidhje me akuzat e opozitës, se përkeqësimi i situatës së krijuar nga COVID-19, ka ardhur si pasojë e strategjisë së gabuar të ndjekur nga qeveria dhe keqmenaxhimit të situatës. Në një postim në rrjetet sociale, Manastirliu shkruan, se opozita e sheh shëndetin e qytetarëve si një armë për sulmin politik të ditës. Ndër të tjera ajo bën me dije, se numri i fataliteteve për 1 milion banorë në Shqipëri është më i ulët sesa shumica e vendeve të BE. Gjithashtu ajo ka përsëritur apelin për qytetarët, që të respektojnë masat.

Postimi i plotë

Për të gjithë “mjekët” e politikës dhe “politikanët” e mjekësisë, që shëndetin e qytetarëve e shohin veç si një armë për ta përdorur në sulmin politik të ditës:
Ne vazhdojmë t’u besojmë dhe të ndjekim strategjinë e ekspertëve më të mirë të shëndetit publik në vend dhe punojmë çdo ditë si ditën e parë, për të forcuar kapacitetet e sistemit shëndetësor, në përgjigje të epidemisë Sars-Cov2. Ne vazhdojmë të besojmë fort në ofrimin me transparencë të të dhënave, në mirëkuptimin si dhe bashkëpunimin me qytetarët, për masat e domosdoshme që nevojiten për mbrojtjen e shëndetit në këtë situatë pandemie. Sot, numri i qytetarëve të shtruar në spital është rreth 20% e kapacitetit të shtretërve të vëna në dispozicion. Po bëhet një punë heroike nga mjekët dhe infermierët që janë në vijën e parë të luftës në spitalin Infektiv në QSUT. Numri i fataliteteve për një milion banorë, është shumë më i ulët se sa shumica e vendeve të Bashkimit Evropian, dhe i dyti më i ulët ndër vendet e rajonit. Protokollet tona aktuale të survejancës janë të bazuara tërësisht në udhëzimet e OBSH dhe ECDC. 90 përqind e rasteve të dyshuara izolohen dhe konfirmohen brenda 48 orëve. Ekipet e reagimit të shpejtë të shëndetit publik janë pa pushim në terren dhe janë funksionalë në të gjitha nivelet. Strategjia jonë e izolimit, në një kohë kur virusi ishte në kulmin e fuqisë së vet goditëse dhe kur ekipet tona të shëndetit publik kishin shumë pikëpyetje dhe të panjohura mbi të, rezultoi një strategji E SUKSESSHME. Kur ne vendosëm rihapjen e mirëmenduar dhe graduale, pas një izolimi ndër më të fortët dhe më të shpejtët, padyshim që kishim marrë parasysh se rritja e ndërveprimit dhe kontakteve do të sillte raste të infektimeve reja. Prandaj nuk e ndalëm asnjëherë komunikimin me qytetarët, duke kërkuar ndërgjegjësim për zbatimin e masave dhe protokolleve për çdo aktivitet. mPo kështu, ne nuk e ndalëm asnjë moment punën për forcimin e kapaciteteve spitalore dhe pajisjen me materiale të mbrojtjes personale për personelin mjekësor. Raportimet mbi numrin e të infektuarve, për të cilat qytetarët dhe partnerët informohen çdo ditë, vijojnë të përcillen në mënyrë të saktë dhe mbi të gjitha TRANSPARENTE. Ne i mirëpresim kritikat konstruktive të gjithësekujt, ashtu sikurse hedhim poshtë me neveri akuzat dhe sajesat e atyre, të cilët që nga dita kur virusi u shfaq, nuk kanë lënë ditë pa bërë politikë me të, me akuza shpesh herë kundërthënëse, duke njollosur PADREJTESISHT punën e mijëra ekspertëve të shëndetit, mjekëve, infermierëve, të cilët nuk e kanë ndalur asnjë çast luftën me Covid-19. mNe u bëjmë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të zbatojnë të vetmet mjete që kemi në dispozicion në luftën me Covid-19, që janë distancimi social, vendosja e maskës kudo ku distancimi social nuk mund të ruhet. Ndërsa kujt bën politike me coronavirusin, u bëjmë sërish thirrje të ndihmojnë duke dhënë pikësëpari shembullin personal për zbatimin e masave Anti-Covid, për të kontribuar edhe ata në luftën me këtë virus.

Situatë në Shqipëri me COVID-19 nuk paraqitet aspak e mirë, teksa numri i viktimave po rritet nga ditë në ditë. Gjatë ditës së sotme u shënuan 4 viktima të reja, ku në mesin e tyre ishin Shoferi i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Artur Ndreu, si dhe mjeku Arjan Pushi. Me rastet e fundit Shqipëria ka kapur shifrën e 60 viktimave. Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit, u regjistruan edhe 64 raste të reja me COVID-19.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu

Sondazh

Poll