Aktualitet

U gjet i pajetë buzë lumit Shkumbin, policia kërkon ndihmë për identifikimin e 65-vjeçarit: Ka veshur këmishë blu dhe pa

29 Qershor 2020, 11:35 Nga DOSJA
U gjet i pajetë buzë lumit Shkumbin, policia kërkon ndihmë

ELBASAN- Policia e Elbasanit kërkon ndihmën e qytetarëve për indentifikimin e trupit të pajetë që u gjet ditën e djeshme i mbytur në bregun e lumit Shkumbin. Policia bën me dije se viktima është rreth 65-vjeç, i seksit mashkull, i cili ka veshur një këmishë blu me kuadrate dhe pantallona ngjyrë gri. Sipas policisë viktima, në rripin e pantallove ka të varur një çelës shtëpie.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme për një shtetas të s.eksit mashkull, rreth 65 vjeç, i cili u gjet i pajetë në bregun e lumit Shkumbin, ju informojmë se: Nga veprimet e para hetimore rezulton se vdekja ka ardhur si shkak i mbytjes në lumë. Policia e Elbasanit kërkon ndihmën e medias dhe të qytetarëve për identifikimin e kufomës, pasi trupit të pajetë nuk i është gjetur asnjë dokument identifikimi me vete. Ky shtetas ishte rreth 65 vjeç, me flokë të thinjur, veshur me një këmishë blu me kuadrate, një fanellë të leshtë dhe pantallona ngjyrë gri, i gjatë rreth 1.75 cm, mbante një orë dore serme, te rripi i pantallonave kishte të varur një çelës shtëpie dhe kishte një shenjë të vjetër operimi në krahun e majtë. Cilido që kanë informacion të telefonojnë në numrin 112.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjendet trup i pajete policia elbasan gjendet trup i pajete policia elbasan

Sondazh

Poll