Politike

Rama i bën karshillik Dritan Lelit, nuk zgjedh televizionin e ngritur nga vëllai i tij për të komunikuar me qytetarët

28 Qershor 2020, 19:02 Nga DOSJA
Rama i bën karshillik Dritan Lelit, nuk zgjedh televizionin e ngritur nga

VLORË- Kryeministri Edi Rama këtë fundjave ka zgjedhur që të relaksohet në Vlorë, ku ka shijuar detin në Vilat Qeveritare. Por këtë vizitë, Rama e ka shfrytëzuar dhe për të dhënë një intervistë ne televizionet lokale.

Kreu i qeverisë, nuk ka zgjedhur që të flasë për televizionin që drejtohen nga vëllai i kreut të Bashkisë Vlorë, Dritan Lelit, por në 6+1 Vlora që drejtohet nga një biznesmen tjetër. Kryeministri e ka dhënë intervistën tek Vilat Qeveritare dhe ka bërë dhe një foto me gazetarin, ku duket i qeshur.

Sot, me Kryeministrin Edi Rama, në Vilat Qeveritare, pas një intervistë ekskluzive të cilën do ta ndiqni në TV6+1Vlora”, shkruan gazetari.

Por kjo intervistë duket se nuk është e rastësishme, pasi më herët është raportuar se kreu i qeverisë ka pasur një debat me kryebashkiakun, Dritan Leli. Mësohet se Rama ka shprehur hapur pakënaqësitë e tij ndaj Dritan Lelit, përfshirë dhe këtë sjellje ndaj bizneseve të zonës. Pakënaqësi që në fakt janë ekspozuar edhe në vizitat e vazhdueshme të Ramës në Vlorë ku nuk kanë munguar asnjëherë kritikat publike deri edhe për paaftësinë e kryebashkiakut për të rregulluar një pusetë të thjeshtë uji në Lungomare.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama ne vlore edi rama rama ne vlore

Sondazh

Poll