Aktualitet

Dëmet e tërmetit/ 150 qytetarë në Durrës protestë para bashkisë: Na kanë hequr nga listat e dëmshpërblimeve, kemi doku

29 Qershor 2020, 07:36 Nga DOSJA
Dëmet e tërmetit/ 150 qytetarë në Durrës protestë

Durrës- Ditën e sotme rreth 150 qytetarë në Durrës janë duke protestuar para bashkisë së këtij qyteti për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Qytetarët kanë dalë në protestë pasi bashkia e Durrësit i ka hequr nga listat e dëmshpërblimeve. Ata kërkojnë që t’u njihen dëmet sipas listave DS1, DS 2 dhe DS 3, pasi pretendojnë se i kanë dokumentat e rregullta për dëmet e shkaktuara.

“Kemi dokumete të rregullta, nuk e dimë pse nuk jemi përfshirë, kërkojnë sqarime”, u shprehën qytetarët.

Ndërkohë më 25 qershor Këshilli Bashkiak i Durrësit miratoi kontratat për përfitimin nga grantet e rikonstruksionit për individët ose familjet e dëmtuara nga tërmet me nivel dëmi DS1-DS2-DS3. Në këtë mbledhje u vendos për shembjen e 19 pallateve në njësitë administrative Sukth, Manëz, Ishëm, Rrashbull dhe njësinë administrative nr.4 Durrës. Durrësi së bashku me Krujën janë një nga zonat më të prekura nga tërmeti i nëntorit, ku humbën jetën 51 persona.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dëmet e tërmetit në durrës proteste ne durres dëmet e tërmetit në durrës proteste ne durres

Sondazh

Poll