Aktualitet

FOTO/ Qejfi në zyrat e Ministrisë së Shëndetësisë, asistentja dhe këshilltarja e Manastirliut fotografojnë veten me këm

28 Qershor 2020, 18:12 Nga DOSJA
FOTO/ Qejfi në zyrat e Ministrisë së Shëndetësisë,

TIRANË- Minsitria e Shëndetësisë prej muajsh duhet të ziente nga punët, pasi është institucioni më i rëndësishëm për përballimin e situatës së COVID-19, por duket se nuk është kështu.  Brenda mureve të godinës, këshilltarët dhe asistentët duket se kanë shumë kohë të lirë. Ky është rasti i këshilltares Ketrin Zeno dhe asistentes Anxhela Seferi, që relaksohen në zyrat e shtetit dhe e reklamojnë dhe në Instagram.

Zeno ka publikuar një foto me kolegen e saj, ku shihen të dyja me këmbë mbi tavolinë dhe kanë kombinuar veshjen. Me geta me pika dhe me këpucë, të dyja, Seferi dhe Zeno tregojnë se në zyrat e shtetit bëhet qejf dhe këmbët mund t’i mbash mbi tavolina.

Por ky nuk është rasti i vetëm që punonjësit në ministrinë e Shëndetësisë janë filmuar duke bërë qejf në një kohë që duhet të ishin të mbytur me punë. Dosja.al ka raportuar dhe pak ditë më parë një tjetër situatë të ndodhur në këto zyra.

Zyra e Drejtoreshës Ekonomike Aisela H. ishte kthyer në vend eksperimentimi. Aisela bashkë me një punonjëse tjetër Iris K. shihen teksa janë shtrirë njëra mbi tjetrën pak a shumë në stil “69” së prapthi mbi tavolinën e punës dhe po bëjnë një video duke u argëtuar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anxhela seferi ketrin zeno ministria e shendetesise anxhela seferi ketrin zeno ministria e shendetesise

Sondazh

Poll