Aktualitet

Shkon në 56 numri i viktimave nga COVID-19, humb jetën në Infektiv një 70-vjeçar nga Shkodra

28 Qershor 2020, 14:39 Nga DOSJA
Shkon në 56 numri i viktimave nga COVID-19, humb jetën në

TIRANË- Një pacient 70-vjeçar, i shtuar në Spitalin Inektiv ka humbur jetën si pasojë e COVID-19. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se viktima është një 70-vjeçar nga Shkodra, i cili vuante dhe nga diabeti dhe prej ditësh ishte në gjendje të rëndë. Më tej në njoftim shtohet se, pacienti po trajtohej në terapi intensive dhe nuk e ka fituar dot betejën me COVID19, megjithë asistencën e madhe mjekësore.

“Një humbje jete ka ndodhur në spitalin infektiv, si pasojë e COVID19. Një pacient 70 -vjeçar nga Shkodra, i cili po trajtohej në terapi intensive nuk e ka fituar dot betejën me COVID19, megjithë asistencën e madhe mjekësore. 70-vjeçari i konfirmuar me COVID19, vuante nga diabeti dhe ishte i shtruar prej disa ditësh në gjendje të rëndë.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i kujton edhe një herë qytetarëve të tregojnë kujdes me respektimin e rregullave, distancimin fizik, përdorimin e maskës, higjienën vetjake, pēr të kufizuar përhapjen e COVID19.
Nga fillimi i epidemisë, 56 qytetarë të konfirmuar me COVID19 e kanë humbur betejën me sëmundjen’, njoftohet nga Ministria.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 ministria e shendetesise viktimat e covid në botë koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 ministria e shendetesise viktimat e covid në botë

Sondazh

Poll