Aktualitet

Shkolla e Magjistraturës hap garën për drejtorin e ri, kërkohet të plotësohet vakanca pas ikjes së Sokol Sadushit

28 Qershor 2020, 16:12 Nga DOSJA
Shkolla e Magjistraturës hap garën për drejtorin e ri,

TIRANË- Shkolla e Magjistraturës prej disa muajsh drejtohet nga një drejtues i komanduar, pasi Sokol Sadushi tashmë është anëtarë i Gjykatës së Lartë. Sipas ligjit, pas largimit të Sadushi institucioni duhet të zgjedh drejtorin e ri.

Këshilli Drejtues i shkollës që prodhon gjyqtarët dhe prokurorët e rinj, ka shpallur vakant vendin e drejtorit të kësaj shkolle. Në bazë të ligjit, kandidatët duhet të kenë diplomë master në juridik, eksperiencë pune jo më pak se 10 vjet për gjyqtarët e prokurorët dhe jo më pak se 15 vjet për juristët. Mandati i drejtorit të Magjistraturës është 4-vjeçar me të drejtë riemërimi vetëm një herë.

KRITERET PËR KANDIDATURAT

Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës të Republikës së Shqipërisë shpall vendin vakant për Drejtor të Shkollës së Magjistraturës. Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme: a) të kenë mbaruar arsimin e lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë; b) të kenë punuar si gjyqtarë ose prokurorë për jo më pak se 10 vjet ose si juristë për jo më pak se 15 vjet; c) të kenë jo më pak se 10 vjet mësimdhënie në Shkollën e Magjistraturës nga marrja e gradës shkencore “Doktor” ose jo më pak se 5 vjet mësimdhënie në Shkollën e Magjistraturës nga marrja e titullit shkencor “Profesor”, ose jo më pak se 15 vjet mësimdhënie si pedagogë të brendshëm ose pedagogë të jashtëm në Shkollën e Magjistraturës; ç) të mos jenë të dënuar penalisht me vendim të formës së prerë; d) të mos kenë mbajtur funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit.

 Krahas kërkesës me shkrim, të interesuarit të bashkëngjisin dokumentet e mëposhtme: a)   jetëshkrimin e përditësuar; b)  një platformë personale të qëllimeve dhe objektivave që propozojnë të ndjekin në qoftë se zgjidhen; c)  çdo dokument tjetër që vërteton përmbushjen e kushteve ligjore, të parashikuara në nenin 249 të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shkolla e magjistratures sokol sadushi shkolla e magjistratures sokol sadushi

Sondazh

Poll