Aktualitet

Gjendet i pajetë një 50-vjeçar pranë lumit Shkumbin në Elbasan, Policia jep detajet

28 Qershor 2020, 17:14 Nga DOSJA
Gjendet i pajetë një 50-vjeçar pranë lumit Shkumbin

ELBASAN- Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në Elbasan. Sipas informacioneve bëhet me dije se trupi i pajetë është gjetur në bregun e lumit Shkumbin.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet dhe nga këqyrja parapreke e kufomës bëhet me dije se në trup nuk janë konstatuar shenja dhune. 

“Në fshatin Shushicë, Elbasan,  në breg të lumit Shkumbin,  është gjetur pa shenja jete një shtetas i seksit mashkull rreth 50 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe iderifikimin e kufomës“, shkruan Policia.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjendet trup i pajete policia elbasan gjendet trup i pajete policia elbasan

Sondazh

Poll