Aktualitet

Gjyqi i Tahirit në rrezik, s’ka gjyqtarë të rinj për rigjykimin në Shkallën e Parë

28 Qershor 2020, 17:31 Nga DOSJA
Gjyqi i Tahirit në rrezik, s’ka gjyqtarë të rinj për

TIRANË- Procesi gjyqësor kundër ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-kreut të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, është në rrezik. Deri tani gjyqi rrezikohet që të mbetet pa trupë gjykuese në Shkallën e Parë të Gjykatës Speciale.

Asnjë nga 10 gjyqtarët aktualë nuk mundet të jetë pjesë e rigjykimit, kjo për shkak se ata e kanë kaluar më herët këtë dosje në gjykim, ndërsa gjyqtarët e rinj kanë refuzuar thirrjen e KLGJ për t’u bërë anëtarë të Gjykatës së Posaçme.

Thirrjeve të bëra nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, gjyqtarët u janë përgjigjur negativisht dhe pas kësaj situatë gjyqi kundër Tahirit mund të futet në kolaps. Nuk dihet ende se si KLGj do ta zgjidh këtë problem, pasi ende nuk është marrë asnjë vendim.

Të gjithë gjyqtarët që janë pjesë e Shkallës së Parë janë përfshirë në procesin kundër ish-ministrit dhe personace të tjerë të lidhur me të, pasi kanë marrë pjesë në gjykimin e Orest Sotës dhe Habilajve, persona të cilët sipas Prokuororisë kanë pasur lidhje me ish-ministrin.

Nërçi është krijuar pasi pak ditë më parë, Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar dënimin nga shkalla e parë për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela. Tahiri priste vendimin për pafajësi, por ngjarjet kanë marrë një tjetër rrjedhë. Dënimi iu rrëzua dhe ish-ministri sërish do të përballet me statusin e të pandehurit.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjyqi i dyte i saimir tahirit rigjykimi i ceshtjes tahiri saimir tahiri gjyqi i dyte i saimir tahirit rigjykimi i ceshtjes tahiri saimir tahiri

Sondazh

Poll