DETAJET/ Jaeld Çela kërkon të dalë nga burgu, ish-polici dorëzon rekursin në Gjykatën e Lartë
28 Qershor 2020, 15:59Nga DOSJA
TIRANË- Ish-shefi i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, i kërkon Gjykatës së Lartë ta lirojë nga qelia. Në Gjykatën e Lartë, i bashkëpandehuri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, kundërshton masën e sigurisë “arrest në burg” caktuar ndaj tij nga Apeli i Posaçëm më 19 maj.
Në rekursin e depozituar në Gjykatën e Lartë para se Apeli i Posaçëm të kthente për rigjykim dosjen “Tahiri”, Çela pretendon se masa e sigurisë “arrest në burg” duhet të zëvendësohet me një masë më të lehtë.
A2 mësoi se kërkesën për lirim, Çela e argumenton me faktin se nuk ka rrezikshmëri shoqërore dhe se çështja është hetuar e gjykuar dhe se ai nuk mund të dëmtojë apo fshehë prova. Pas regjistrimit të rekursit, shorti përzgjodhi gjyqtarin Ilir Panda si relator të çështjes në Gjykatën e Lartë.
Jaled Çela qëndron në burg prej 16 majit, kur u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës pas më shumë se 2 vitesh qëndrimi në arrati. Teksa i fshihej drejtësisë, ai u gjykua në të njëjtin proces me Saimir Tahirin dhe në shtator 2019 u dënua në mungesë me 3 vjet e 4 muaj burg për “shpërdorim të detyrës”.
Tashmë, bazuar në vendimin e së premtes të Apelit të Posaçëm, dosja në ngarkim të tij dhe ish-ministrit do të kthehet për rigjykim në Shkallën e Parë.
TIRANË- Kreu i Bashkisë Tiranë kërkon që të kthejë gëzimin tek qytetarët dhe për këtë gjë po organizon disa koncerte me këngëtarët më të njohur në vend. So...
ITALI- Rreth 16 ton drogë janë sekuestruar në vitin 2019 nga Guardia di Finanza, e trafikuar nga Shqipëria nëpërmjet detit Adriatik dhe Jon. Në një raport vjeto...
TIRANË- Një pacient 70-vjeçar, i shtuar në Spitalin Inektiv ka humbur jetën si pasojë e COVID-19. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se viktim...
FRANCË- Prestigjiozja franceze Le Monde ditën e sotme ka zbardhur propozimin në Bruksel mbi të cilin është rënë dakord mbrëmjen e ditës së premte me hapj...
TIRANË– Në Shqipëri, vetëm në tre javët e fundit rastet e reja me Koronavirus, janë thuajse në nivele të njejta me ato të rregjistruara përgjatë 3 muajve t...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar sot disa pamje nga dezinfektimi që po bëhet në zona të ndryshme në vend. Në një reagim n...
TIRANE– Pas 3 muajsh i bllokuar, Transporti Publik Ndërqytetas është rihapur që prej 23 qershorit. Pavarësisht kësaj lëvizjet e qytetarëve duken të pakta ...
TIRANË– Mjeku Kita Sallabanda në një intervistë për “ABC News” u shpreh se virusi me ardhjen e temperaturave të larta ka humbur virulencën dhe në pje...
TIRANË– Dalin foto të reja të Ilir Xhepajt ose i njohur ndryshe si Ilir Lika. Duke përdorur një jastëk për t’i shtuar më shumë detaje fotos, dhe duke...