Aktualitet

Publikohet prozimi /  BE hap kufijtë më 1 korrik për 14 vende, përjashtohet Shqipëria

28 Qershor 2020, 14:38 Nga DOSJA
Publikohet prozimi /  BE hap kufijtë më 1 korrik për 14

FRANCË- Prestigjiozja franceze Le Monde ditën e sotme  ka zbardhur propozimin  në Bruksel mbi të cilin është rënë dakord mbrëmjen e ditës së premte me hapjen e kufijve me 1 korrik .

Sipas artikullit të publikuar BE do të hapë kufijtë vetëm me 14 vende të botës ku janë të përfshirë vetëm vende të cilat kanë shkallë infektimi shumë të ulët.

Vendet me të cilat BE do të hap kufijtë janë Australia, Kanada, Koreja e Jugut, Japonia, Zelanda e Re, Ruanda, Tajlanda, Uruguaji, tre shtetet e Magres (Algjeria, Maroku, Tunizia) ), dy shtete të Ballkanit (Mali i Zi, Serbia) dhe Gjeorgjia.

Por në propozimin e publikuar ajo që bie në sy është se Shqipëria nuk është në listën e vendeve që BE do ët hap kufijtë.

Por jashtë mbetet edhe SHBA, Rusia apo Turqia me Arabinë Saudite. Por për këto të fundit do të ketë një rivlerësim të mëtejshëm.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koornavirusi en shqiperi koornavirusi en shqiperi

Sondazh

Poll