Aktualitet

Rikthimi për gjykim në Shkallën e Parë, avokati i Jaeld Çelës: E drejta vonon por nuk harron

28 Qershor 2020, 14:20 Nga DOSJA
Rikthimi për gjykim në Shkallën e Parë, avokati i Jaeld

TIRANË- Avokati i ish-kreut të Policisë së Vlorës, Jael Çelës, Petrit Ismaili, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për rikthimin e çështjes për rigjykim në Shkallën e Parë. Në një postim në Facebook, Ismaili shkruan se vendimi për rigjykim është një kthim i sistemit të drejtësisë pas në kohë.

Avokati me tej shpreh kritika për gjyqtarët dhe prukurorët që mbajnë në paraburgim persona të pafajshëm apo dërgimin një çështje në gjyq pa prova. Ai sjell shembullin e një të pafajshmi i cili u mbajt padrejtësisht 25 vite në burg, dhe më pas u lirua, duke nënkuptuar se dhe Jaeld Çela po mbahet padrejtësisht në qeli.

REAGIMI I PLOTË

Vendimi i Gjykatës së Posaçme tē Apelit për tê prishur vendimin e Gjykatës sê Shkallës së Parë te kunder korrupsionit dhe krimit te organizuarpër e për ta kthyer çeshtjen ne ngarkim te ish ministrit te brendeshen dhe ish drejtorit te policise se Qarkut Vlore për rigjykim sërish në shkallën e parë tregon shumë më shumë se fjalët me të cilat është shprehur. Ai vendim e dërgon arësyen e shumëkujt përtej konkretes (që dy qytetarë mbahen pafundësisht nën akuzë), tek shqetësimi se sa e madhe paska qënë dhe është inercia e një sistemi gjyqësor që kishim në sistemin politik të rrëzuar në vitin 1990. Atëherë drejtësia “piketonte” autorin dhe kërkonte (edhe me dhunë e tortura) provat, ndërsa përmbysja presupozonte të kundërtën: duhej të jenë provat ato që të çojnë drejtësinë tek autori.

Jo rastësisht edhe në jurisprudencën e të gjitha sistemeve të drejtësisë, kuptimi i veprës penale fillon me Objektin dhe Anën Objektive dhe pastaj vazhdon me Subjektin dhe Anës Subjektive. Ajo që ka ndodhur me këtë gjyq, duket sikur e ka kthyer sistemin pas në kohë dhe mbase prokurorët bëjnë e gjejnë në ndërgjegjen e tyre mes gjithë asaj njëtrajtësie, një dallim me atë kohë që duhet të jetë arësyeja e vetme pse gjyqi po zgjatet: në dallim nga atëherë, … nuk torturojnë duke iu hakërryer “viktimave” me kamxhik në dorë, të tregojnë ato qē këta duan të dëgjojnë…

Kushtetuta jonë prezumon pafajësinë e kujtdo pa një vendim gjykate të formës së prerë. Ky nen që nuk lejon tê cilësohet askush fajtor, pa atë vendim të formës së prerë, synon të nxisë sistemin që edhe masat që e mbajnë një person në gjendje fizike dhe psikike si jo të pafajshëm, të jenë për rastet në in extremis, dhe gjithmonë të kufizuara në kohë. Afatet proçeduriale lidhur me hetimin dhe gjykimin, nuk janë teknikalitete, por instrumente të një drejtësie efikase, pasi ndryshe, se ku shkojmë, na e tregon ajo sentenca e famshme: Drejtësia e vonuar, është drejtësi e munguar…

Nga puna që bëj, si avokat, ndjek sa herë kam mundësi nga koha, proçeset e vetingut tê prokurorëve dhe gjyqtarëve. Si nuk patëm një rast kur një prokuror psh, të largohet nga sistemi për mbajtjen e një personi të pafajshëm në paraburgim apo dergimin e nje ceshtje ne gjyq pa prova..? Kushdo, kur dëgjon përse debatohet në ato proçese, me ato terma metrash katrorë e çmime apartamentesh, më parë i shkon mendja që jemi në ndonjë institut ndërtimor sesa në një veting drejtësie, ose të shumtën, në një veting pronësie… Një amerikan, i quajtur Daniel Villegas u mbajt në burg për 25 vite me një akuzë të rëndë që nëse provohej, do i kushtonte jetën. U shpall i pafajshëm në 2018-ën, pra pas 25 vitesh burg. Momenti kur ai shpallet i pafajshëm në sallën e gjyqit, me shpërthimin e tij në lot, ka bërë e bën xhiron e botës: Jo për të thënë që e drejta vonon por nuk harron, (pasi këtë e thonë ata që nuk e “provojnë” vonesën, por për të parë se sa dhimbje sjell kur ajo mungon.

Pak ditë më parë, Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar dënimin nga shkalla e parë për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela. Tahiri priste vendimin për pafajësi, por ngjarjet kanë marrë një tjetër rrjedhë. Dënimi iu rrëzua dhe ish-ministri sërish do të përballet me statusin e të pandehurit.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjyqi i dyte i saimir tahirit jaeld cela petrit ismaili gjyqi i dyte i saimir tahirit jaeld cela petrit ismaili

Sondazh

Poll