Aktualitet

Breshëria e plumbave në Fier, targat e falsifikuara u vodhën në Elbasan

4 Prill 2019, 07:02 Nga DOSJA
Breshëria e plumbave në Fier, targat e falsifikuara u vodhën

FIER-Janë zbuluar detaje të reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Fierit, teksa një pikë servisi u bombardua me breshëri plumbash. Dosja.al mëson se targat false që autorët e sulmit i kishin vënë automjetit tip “BMW” të cilin e dogjën më pas, rezultojnë të vjedhura në Elbasan.

Targa “AA 978 MY”, i përket një automjeti tjetër tip “Renault”. Mbrëmjen e kaluar persona ende të paidentifikuar, kanë hapur zjarr drejt pikës së servisit dhe më pas janë larguar me një automjet tip “BMW”.

Ngjarja ndodhi në në afërsi të vendit të njohur si “Kryqëzimi i Parkut”. Autorët më pas u larguan me një automjet tip “BMW”, të cilin e dogjën në lagjen “Afrim i Ri”, duke lënë edhe armën me të cilën kishin hapur zjarr, brenda.

Arma është sekuestruar nga autoritetet, ndërkohë po hetohet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Në datën 03.04.2019, në lagjen “1 Maji” Fier, në afërsi të vendit të quajtur “Kryqëzimi i Parkut”, persona ende të paidentifikuar duke udhëtuar me një mjet tip “BMV” kanë qëlluar me armë zjarri drejt një subjekti tregëtar (pjesë këmbimi të makinave).

Më pas, mjetit tip “BMV” i është vënë zjarri në rrugën Fier- Seman, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i shinave të trenit”.

Në vendnngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe shërbimi zjarrfikës për shuarjen e zjarrit.

Eshtë ngritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bmw bresheri plumbash digjet makina fier renault targa false bmw bresheri plumbash digjet makina fier renault targa false

Sondazh

Poll