Aktualitet

Protesta e opozitës, gazetari Arsen Rusta: 7 me hiç, kryesuan shkelmat dhe grushtet

3 Prill 2019, 21:00 Nga DOSJA
Protesta e opozitës, gazetari Arsen Rusta: 7 me hiç, kryesuan

TIRANË– Gazetari Arsen Rusta ka komentuar protestën që opozita ka zhvilluar ditën e sotme. Në një status në rrejtin social Fcaebook, Rusta shkruan se protesta e mbajtur ditën e sotme ka qenë një hiç. Sipas Rustës, kryefjalën e medieve e ka marrë dhuna mes protestuesve dhe jo vetë protesta.

Më tej gazetari thekson se kulmi ka qenë dhunimi i protestuesit nga Elbasani, të cilin e cilësuan edhe si ‘polic të infiltruar’.

“U leshuan grushte shkelma e fjalor rruge ndaj “policit te infilturuar” edhe sipas qytetarit digjital. Por ai ishte protestues nga Elbasani,”-  shkruan Rusta ndër rreshta.

Postim i plotë i gazetarit Arsen Rusta

7 me hic!

Pasi kam ndjekur protesta me ngjyra e pa ngjyra ne terren, jo ne kolltuk. Sot vendosa te flas pas te 7-s proteste te opozites!

z.Basha mqs sishe sot besoj i ke ndjekur lajmet. Vend zuri dhunimi brenda llojit e jo protesta.

Kjo pasi u leshuan grushte shkelma e fjalor rruge ndaj “policit te infilturuar” edhe sipas qytetarit digjital.

Por ai ishte protestues nga Elbasani.

z.Basha u dhunua dhe i konsideruari “vandami” pasi shkembeu fyrje me disa aty.

Tani si gazetar terreni e jo kolltuku, me lejo te them. Ne proteste ka polic ka civila ka gazetar ka dashamires e keqadashes.

Por askush as turma e cila drejtohet nga kordinator politik e cdo protestues sduhet te sillet keshtu, ska te drejte te dhunoj askend edhe nese provokohen. Ata jane per proteste e jo te dhunojn ke si pelqen.

Nese disa protestojne disa aty jane edhe ne pune dhe skane asgje me protesten.

Sot u rrahen mes tyre me arsyetimin se ishte polic, gazetaret e terrenit po ashtu jane ne fyerje media x e y.

Jeni i lutur te nderhyni, protesta behet edhe per ata qe sjane aty por para ekranit.

Ata jane gjithmon e me shume dhe se ka fajin media nese grushtet zevendesojn protesten.

Me e pakta ata qe dhunuan protestuesin te shmangen dhe nxirni pergjegjesit tuaja, por media sic ju e keni ftuar eshte aty. Ju sot nuk ishit dhe fale medias shih cte prodhoi protesta.

Ja perse protesta e 7 e opozites ishte hic gje sot.

Opozita e bashkuar zhvilloi sot protestën e 8-të para parlamentit. Paralelisht me seancën plenare, qindra protestues u përplasën me policinë. (Lexo këtu) Kryetari i PD, Lulzim Basha nuk ishte në protestë. Turma u drejtua nga Kryemadhi, Paloka e Këlliçi. Ndërsa, pati dhe tensione, grushta e sherr mes protestuesve.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arsen rusta dhuna ne proteste protesta e opozites arsen rusta dhuna ne proteste protesta e opozites

Sondazh

Poll