E padëgjuar më parë/ I humb mushka, e gjen në Facebook (VD)
3 Prill 2019, 20:25Nga DOSJA
TIRANË- I humb mushka në fshatin Fushë-Bardhë të Gjirokastrës dhe e gjen pas katër vitesh me anë të Facebook-ut në fshatin Rehovë të Vithkuqit.
Në redaksinë e Fiks Fare ankohet Klaudia Shehu, të cilës i kishte humbur mushka “Katra” dhe se e kishte gjetur atë nga një njoftim në Facebook ku e kishin nxjerrë për shitje. Humbjen e “Katrës” Klaudia e kishte denoncuar edhe në Komisariatin e Gjirokastrës, por në 4 vjet nuk ishte gjetur. Fatmirësisht, duke lundruar në Facebook në faqen e blegtorisë ajo sheh mushkën e saj.
“Katra” ka lindur në shkurt të 2004 dhe ka qenë 12 vjeçe kur më humbi. Për katër vjet, edhe pse e kam denoncuar, nuk është bërë asgjë. Kur e pashë në Facebook nuk po u besoja syve dhe kam kontaktuar me zotërinë sikur doja ta blija. Kam ardhur nga Zvicra për të”, shprehet Klaudia.
Bashkë me gazetarin e Fiks Fare dhe të zonjën e mushkës, i drejtohen familjes në Rehovë e cila “Katrën” e kishte reklamuar në Facebook për ta shitur. Zonja Isufi, ku aktualisht është mushka, tregoi se atë e kishin blerë para 3 vjetëve nga një zotëri nga Vlora me emrin Krenar. “E njihnim se vjen me bagëti në malin tonë“, shprehet znj.Isufi.
Për “Katrën” kjo familje kishte paguar plot 130 000 lekë. Pas dy vjetësh kishin dashur ta shisnin dhe djali i saj i vogël kishte pasur mendimin ta nxirrnin në Facebook. “Me çfarë pamë na u mbush mendja që mushka është e zonjës, por ne nuk mund ta japim badjava se kemi harxhuar lekë, plus nuk jemi dhe në gjendje”, shprehet zj. Isufi.
Nga ana tjetër, Klaudia nuk mund të blejë mallin e saj pasi e ka rritur vetë mushkën dhe është e saja. Këtë gjë mbetet ta zgjidhë dhe Prokuroria e Gjirokastrës, pasi për këtë çështje është hapur një proces penal.
KUKËS- Ish-nëndrejtori i Policisë së Kukësit, Shkëlqim Pepkolaj, ka reaguar pas thirrjes së bërë nga faqja “Kukësi” në Facebook, për të moslejuar kryeminis...
Dy vite pas vrasjes së të riut shqiptar Xhoi Musaj në Gjermani është dënuar një nga autorët e dyshuar të krimit. Një gjykatë në rrethin e Ulm dënoi me burgim të...
SHBA- Veç medias dhe rrjeteve sociale, një tjetër mënyrë që Rusia por dhe vende të tjera përdorin për të ndikuar e për të rritur influencën e tyre janë i...
GJIROKASTËR- Prefektura e Qarkut Gjirokastër ka zhvilluar ditën e sotme një takim në kuadër të “Planit të veprimit të Komitetit Rajonal të Luftës kundër tr...
KUKËS- Kryeministri Edi Rama pritet të vizitojë këtë të premte qytetin e Kukësit, ku do të inaugurohen fillimet e punimeve për rikonstruksionin e aeroporti...
TIRANË- Pas përballjes së parë me vetingun në qershor 2018, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja e përshkroi procesin me një shprehje popullo...
TIRANË– Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, 7 protestues janë proceduar në gjendje të lirë, kurse 3 të tjerë janë shpallur në kë...
SHKODËR– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka vizituar qytetin e Shkodrë për herë të tretë bredna kësaj jave. I shoqëruar nga Drejtori i Policisë s...
SHKODËR– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka mbërritur pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës, së bashku me Drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu....