Aktualitet

Masakroi me çekiç shqiptarin dhe e hodhi në lumë, burgim të përjetshëm vrasësit

3 Prill 2019, 20:22 Nga DOSJA
Masakroi me çekiç shqiptarin dhe e hodhi në lumë, burgim

Dy vite pas vrasjes së të riut shqiptar Xhoi Musaj në Gjermani është dënuar një nga autorët e dyshuar të krimit. Një gjykatë në rrethin e Ulm dënoi me burgim të përjetshëm vrasësin e 19-vjeçarit. Hetuesit thanë se provat tregojnë bindshëm përfshirjen e 47-vjeçarit në vrasje.

Viktima është vrarë me tetë goditje me çekiç në pjesën e pasme të kokës. Motivi i vrasjes është hakmarrja. E gjithë historia nisi kur xhaxhai i viktimës vrau një person në Shqipëri në vitin 2000.

Kjo solli një seri vrasjesh zinxhir për hakmarrje.

Sipas prokurorisë, 19-vjeçari u josh nga vrasësi në prill të vitit 2017, i cili e vrau duke e goditur më çekiç pas koke duke e hedhur në një liqen jo shumë larg qytetit Ulm.

Mbrojtja argumentoi se i dënuari ishte thjesht një ‘ndihmës’ për kriminelin e arratisur i cili e kishte kryer aktin, i përshkruar si një vrasës më porosi nga Shqipëria me emrin ‘Don’.

Gjykatësi gjithsesi tha se ishte e parëndësishme nëse ai apo dikush tjetër e kishte goditur atë me çekiç. Të dy sipas tij kanë vepruar më qëllim për të vrarë.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet burgim i perjetshem denohet i akuzuari gjermani xhoi musaj burgim i perjetshem denohet i akuzuari gjermani xhoi musaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Prill 2019, 15:56

Detit i del pronari

Kështu e quajti emisionin e tij “Ajzberg” gazetari investigativ,Artur Çani. Fabula ishte e thjeshtë. Në ca zona janë krijuar toka nga mbushja me inerte p...