Aktualitet

Emigrantët dhe trafikimi i qenieve njerëzore në Shqipëri, drejtori i kufirit: Në dy ditë erdhën 65 sirianë (VD)

3 Prill 2019, 20:01 Nga DOSJA
Emigrantët dhe trafikimi i qenieve njerëzore në Shqipëri,

GJIROKASTËR- Prefektura e Qarkut Gjirokastër ka zhvilluar ditën e sotme një takim në kuadër të “Planit të veprimit të Komitetit Rajonal të Luftës kundër trafikimit të personave”. Ky takim u zhvillua mes Drejtorisë së Çështjeve Vendore dhe Prefekturave në Ministrinë e Brendshme ,si dhe instancave lokale ligjzbatuese si Prefektura Gjirokastër, Drejtoria Vendore të policisë, Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit, Drejtoria e Shëbimit sociale etj.

Drejtoresha e çështjeve Vendore dhe Prefekturave në Ministrinë e Brendshme Alma Mele u shpreh se në Shqipëri fenomenti i trafikimit të qënieve njerëzore nuk është në shifra të jashtëzakonshme. Sipas Meles duhen marrë masa për ta parandaluar si fenomen.

Drejtori i Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër Idajet Hoxha, u shpreh se në vetëm dy ditë nga Kakavija kanë hyrë 65 refugjatë, sirianë të cilët janë dërguar drejt qendrës së pritjes në Tiranë.

Prefekti Astrit Alia u shpreh se fenomenti i trafikimit të qënive njerëzore në Gjirokastër paraqitet në nivele të ulta.

Ky komitet mblidhet çdo tre muaj dhe ka si qëllim indetifikimin e problemeve parësore, marrjen e masave për mbrojtjen e individëve dhe grupeve të rrezikuara nga trafikimi. Përparësi u jepet grave dhe të miturve.

(F.M. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet emigracioni ne shqiperi emigrante siriane ne shqiperi gjirokaster kakavije sirianet trafikim i qenieve njerezore emigracioni ne shqiperi emigrante siriane ne shqiperi gjirokaster kakavije sirianet trafikim i qenieve njerezore

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Prill 2019, 15:56

Detit i del pronari

Kështu e quajti emisionin e tij “Ajzberg” gazetari investigativ,Artur Çani. Fabula ishte e thjeshtë. Në ca zona janë krijuar toka nga mbushja me inerte p...