Aktualitet

Plumba drejt servisit në Fier, autorët djegin mjetin me targa false, lënë armën brenda

3 Prill 2019, 19:36 Nga DOSJA
Plumba drejt servisit në Fier, autorët djegin mjetin me targa false,

FIER-Një servis makinash është qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit, në në afërsi të vendit të njohur si “Kryqëzimi i Parkut”.

Dosja.al mëson se persona ende të paidentifikuar kanë hapur zjarr drejt pikës së servisit dhe më pas janë larguar me një automjet tip “BMW”.

Autorët i kanë vënë flakën makinës në lagjen “Afrim i Ri”, duke lënë edhe armën me të cilën kishin hapur zjarr, brenda. Arma është sekuestruar nga autoritetet, të cilat kanë mbërritur në vendngjarje pak minuta pas të shtënave.

Automjet i tipit “BMW” rezulton që të jetë me targa false, pasi sipas verifikimeve të bëra, targa “AA 978 MY”, i përket një automjeti tjetër tip “Renault”.

Ndërkohë po hetohet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Në datën 03.04.2019, në lagjen “1 Maji” Fier, në afërsi të vendit të quajtur “Kryqëzimi i Parkut”, persona ende të paidentifikuar duke udhëtuar me një mjet tip “BMV” kanë qëlluar me armë zjarri drejt një subjekti tregëtar (pjesë këmbimi të makinave).

Më pas, mjetit tip “BMV” i është vënë zjarri në rrugën Fier- Seman, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i shinave të trenit”.

Në vendnngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe shërbimi zjarrfikës për shuarjen e zjarrit.

Eshtë ngritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arme dhe kreher fishekesh digjet makina ne fier fier makine e djegur arme dhe kreher fishekesh digjet makina ne fier fier makine e djegur

Sondazh

Poll