Aktualitet

U dënua me 40 mln gjobë/ Çepani: Institucioni i tigrave të “Hetimit Tatimor” fantazmë, do vazhdoj betejën

4 Prill 2019, 06:42 Nga DOSJA
U dënua me 40 mln gjobë/ Çepani: Institucioni i tigrave të

Tiranë- Arbër Çepani ka nisur betejën me Drejtorinë e Tatimeve pasi një muaj më parë i vendosi 40 mln lekë të vjetra gjobë. Sipas tatimeve, gjoba u vendos pasi u konstatuan shkelje në lokalin e tij ‘Komiteti’ në Korçë dhe vetëm dy javë më pas i bllokuan edhe llogarinë bankare. (lexo këtu)

Për këtë situatë ka reaguar sërish Çepani i cili shprehet se Drejtoria e Tatimeve dhunon mijëra biznese.  Ai thekson se pas denoncimeve është shkrirë institucioni i ‘tigrave’ të “Hetimit Tatimor” por thekson se luftën e tij ligjore do ta vazhdojë. 

Reagimi:

Pasi terrorizuan dhe dhunuan me mijra biznese në mbarë vendin duke sulmuar byrektore dhe kafexhinj, se me të tjerë nuk kishin këllqe të merreshin, pas denoncimeve të panumërta për abuzime me detyrën, mësohet se sot është shkrirë institucioni i tigrave të “Hetimit Tatimor”! Rahmet pastë, luftën time në gjykatë ndaj tyre, tanimë do e vazhdoj ndaj një fantazme!

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arber cepani gjoba 49 mln ndaj çepanit arber cepani gjoba 49 mln ndaj çepanit

Sondazh

Poll