Aktualitet

Pranë tokës së tyre! Kultivonin bimë narkotike në pyll, arrestohen dy persona në Mallakastër

28 Qershor 2020, 12:14 Nga DOSJA
Pranë tokës së tyre! Kultivonin bimë narkotike në pyll,

MALLAKASTËR– Policia e Mallakstrës ka arrestuar ditën e sotme dy persona, të cilët akzuohen për kultivim të bimëve narkotike.

Në prangat e Policisë kanë rënë  dy persona me iniciale A. Z., 50 vjeç, dhe J. Sh., 25 vjeç, janë kapur me bimë narkotike në një zonë të pyllëzuar, në afërsi të pronës së tyre. 

NJOFTIM I PLOTË:

Tjetër operacion antikanabis nga Komisariati i Policisë Mallakastër. Gjatë kontrollit të territorit evidentohen dhe goditen dy raste të kultivimit të bimëve narkotike.

Në pranga 2 autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, bazuar në informacione të marra në rrugë policore dhe organizimit të shërbimeve për kontrollin e territorit, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Kuta”.

Si rezultat i këtij operacioni, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan shtetasin:

A. Z., 50 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu, u ndalua shtetasi:

J. Sh., 25 vjeç, banues në Klos, Mallakastër.

Nga tërësia e veprimeve hetimore e proceduriale, rezulton se shtetasi A. Z është autor i kultivimit të disa bimëve narkotike në një zonë të pyllëzuar të fshatit Kutë, dhe shtetasi J. Sh është autori i dyshuar i kultivimit të disa bimëve narkotike në fshatin Poçem, në afërsi të pronës së tij. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mallakaster policia e mallakstrës mallakaster policia e mallakstrës

Sondazh

Poll