Aktualitet

APEL PËR NDIHMË/ Lufton me vdekjen, nëna e dy vajzave ka nevojë URGJENTE për kurimin në Turqi

28 Qershor 2020, 11:54 Nga DOSJA
APEL PËR NDIHMË/ Lufton me vdekjen, nëna e dy vajzave ka

TIRANE– Xhenuina Berisha, nënë e dy vajzave, është diagnostikuar me sëmundjen Endometrioza që në vitin 2014 dhe vazhdon e përballet me pasojat e kësaj sëmundje dhe ne ditet e sotme.

Kjo sëmundje, tepër e rëndë, ka bërë që në trupin e 41-vjeçares të krijohet një plagë e madhe, e pambyllur ende edhe pas disa ndërhyrjeve duke i rrezikuar keshtu jeten.

Falë apelit të shpërndarë në rrjetet sociale bëhet e ditur se Xhenuinës i duhen 20 mijë euro për tu kuruar në Turqi.

Në foton e shpërndarë janë shënuar dhe numrat e llogarisë bankare në të cilën njerëzit mund të kontribuojnë sadopak për ti ardhur në ndihmë gruas në nevojë.

170 milion gra në të gjithë botën vuajnë pasojat e dhimbshme të kësaj sëmundjeve dhe ajo cc ka e bën edhe më të trishtë situatën është se pjesa me e madhe e tyre diagnostikohen pas mesatarisht 10 vitesh pasi jane prekur.

Jo pak herë ndodh që një pjesë e tyre të vuajne në heshtje për shkak të turpit që ndiejnë të flasin për simptomat e sikletshme që kalojne gjatë ciklit menstrual dhe dhimbjet që provojnë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet apel sëmundje xhenuina berisha apel sëmundje xhenuina berisha

Sondazh

Poll