Aktualitet

Ndërtoi në zonën muzeale të kalasë, arrestohet 39-vjeçari nga Berat, dy të tjerë nën hetim

28 Qershor 2020, 11:04 Nga DOSJA
Ndërtoi në zonën muzeale të kalasë, arrestohet

BERAT– Një 39-vjeçar nga Berati është arrestuar nga Policia pasi po ndërtonte pa leje në banesën e tij, e cila është pjesë e zonës muzeale të kalasë së qytetit. Ndërkohë që nën hetim është marrë një  61-vjeçar me D.K., i cili akuzohet për “ndërtim të paligjshëm” dhe inxhinieri E.Z., i cili akuzohet për shpërdorim detyre.

Njoftimi i plotë:

Berat

Nga ana e specialistëve për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Berat u bë arrestimi i shtetasit B.K., 39 banues në lagjen Kala, pasi nga ana e forcave të policisë u konstatua se ky shtetas po kryente ndërtim të pa ligjshëm në banesën e vet, në zonën muzeale të kalasë

Gjithashtu u proçeduan në gjendje të lirë D.K., 61 vjeçe për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe shtetasi E.Z., 34 vjeç me detyre inxhinier i Drejtorisë Rajonale të Trashgimisë Kulturore, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet berat berat

Sondazh

Poll