Aktualitet

Të DHËNA! Nga jugu në veri, ku janë vatrat e infektimit në vend. Në Lezhë, emigranti nga Itali solli “dhuratën”, e p

28 Qershor 2020, 11:25 Nga DOSJA
Të DHËNA! Nga jugu në veri, ku janë vatrat e infektimit

TIRANË– Ditën e sotme janë shënuar 72 raste të reja të prekura nga pandemia e koronavirusit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në Lezhë, burim i infeksionit është QSUT, një emigrant i ardhur nga Italia dhe një tjetër vatër e “aktivizuar” nga një event familjar që është zhvilluar në qytetin e Pukës.

Edhe Kruja nuk ka kaluar 24 orë pa raste të reja. Sërish infektime nëpër fasoneri, kësaj herë dy të prekur. Por ka të infektuar edhe në hipotekën e qytetit. Pas rastit të konfirmuar, Hipoteka punon me shërbime të kufizuara dhe ka nisur dezinfektimi i godinës.

Në Shkodër është shënuar vetëm një rast, një vajzë, e cila punonte në call center. Ditët e fundit ajo kishte nisur që të punonte nga shtëpia dhe si pasojë nuk dihet nga mund të jetë infektuar e reja.

Në Vlorë, dy nga rastet e reja vijnë nga infeksioni në fasoneri, ndërsa një tjetër e infektuar është punonjëse te shtëpia e foshnjës në Vlorë ose e njohur ndryshe si Befotrofi. Megjithatë nuk dihet nëse ajo ka arritur që të infektojë të tjerë, pasi ditët e fundit nuk ka qënë në punë.

Ditën e sotme në Shqipëri u shënuan 72 raste të reja të prekura, ndërsa 2 persona humbën jetën gjatë 24-orëve të fundit.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi lezhe shkoder vlore koronavirusi ne shqiperi lezhe shkoder vlore

Sondazh

Poll